• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët duhet të rivotojnë nëse janë me Berishën apo SHBA

by Mero Baze
30/07/2021 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

SHBA i kanë kërkuar zyrtarisht Partisë Demokratike të mos mbajë Sali Berishën në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke i kërkuar atij të dorëzojë mandatin. Ambasadorja Yuri Kim u detyrua ta bëjë publik mesazhin e saj, pas spekulimeve të Lulzim Bashës, i cili ia ka fshehur publikut dhe vetë demokratëve këtë qëndrim të SHBA.

Ambasadorja shkoi dhe më tej, duke i kujtuar Partisë Demokratike, izolimin ndërkombëtar nga SHBA, duke u cituar fjalinë e famshme të Enver Hoxhës se “edhe bar do të hamë”, por Berishën nuk e dorëzojmë.

Pas kësaj Lulzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të kenë një qëndrim të tyre zyrtar, pasi loja me dy porta, që ambasadorëve t’u thuash: “nuk kam çfarë t’i bëj Berishës se ai të vret” dhe demokratëve tu thuash: “nuk kam çfarë t’i bëj ambasadores, se ajo të fut në Listë të Zezë”, duhet të marrë fund.

Nëse Lulzim Basha nuk ka guxim të marrë qëndrim në emër të partisë, ai duhet të marrë qëndrim personal, dhe ta hedhë në referendum brenda partisë qëndrimin e tij, pro ose kundër Berishës. Vendimi i Partisë Demokratike duhet të jetë legjitim dhe duhet të përfaqësojë Partinë Demokratike. Kjo risjell problemin e zgjedhjeve false në Partinë Demokratike, ku tema kryesore e debatit u shmang, dhe sot ajo gjendet në kurthin e Lulzim Bashës që i duheshin letrat e PD, por jo vizioni i PD.

Tani PD nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse të votojë me parimin një anëtar një votë, pro ose kundër përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi parlamentar, dhe ky opsion të shoqërohet dhe me mbështetje ose refuzim publik. Vetëm në këtë mënyrë PD do të ketë një përfaqësim real të saj, dhe do të drejtohet nga njerëz që kanë legjitimitetin e mbrojtjes ose flakjes së Berishës.

Dhe kjo duhet bërë para 12 Shtatorit, pasi nuk është thjesht votim pro ose kundër Berishës, pro votim pro ose kundër orientimit perëndimor të Partisë Demokratike. Siç shikohet qartë, çdo përpjekje e Berishës për t’u mbrojtur e zhyt, atë në një anti-amerikanizëm më të thellë dhe në shpifje të cilat nuk i bëjnë më punë as në Bathore.

Partia Demokratike, në shumicë mund të vendosë të mbrojë Berishën, por për këtë duhet të vendosin vetë anëtarët e saj, pasi Lulzim Basha nuk ka guximin dhe përgjegjshmërinë politike të marrë vendim.

Ato do të jenë dhe zgjedhjet reale të PD. Lideri i ardhshëm i opozitës shqiptare është ai që do të ketë guximin të jetë sot kundërshtar i Sali Berishës në këtë betejë. Të tjerët do të jenë pjesë e koshit të plehrave të Sali Berishës.

Next Post
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 12 fluturimet e konfirmuara për të shtunën

"Karantinë për çdo qytetar"/ Hapen udhëtimet drejt Italisë, TIA: Ja çfarë duhet të dini përpara se të niseni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 15 mars 2026

March 14, 2026
Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

March 14, 2026
Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In