• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Demokratë, riktheni Doktorin, mos u fshihni pas Lulit!

by Skënder Minxhozi
20/05/2021 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kjo është një thirrje krejt e sinqertë dhe pa asnjë nëntekst dashakeqës për  ish-kryeministrin Berisha dhe ata të shumtët brenda PD që po e përkrahin në këto orë dramatike. Është i vetmi apel që mund t’i bëhet Doktorit dhe ndjekësve të tij, në kushtet kur Sali Berisha ka vendosur t’i shpallë luftë Amerikës dhe kur partia duket se nuk ka asnjë fije guximi dhe integriteti, për t’i thënë “ndal” këtij hapi të çartur. Më mirë sesa të fshihet pas kryetarit në detyrë pas 13 qershorit, Sali Berisha dhe demokratët berishistë duhet të bëjnë të vetmen gjë të ndershme në raport me partinë e tyre: ta lidhin atë hapur dhe publikisht pas betejave gjyqësore të Doktorit, duke i imponuar deri në fund fatin e tij politik.

Kjo do të ishte më e ndershme sesa teatri tetëvjeçar, ku Lulzim Basha bënte sikur drejtonte, ndërsa Berisha bënte sikur s’kuptonte gjë nga kulla e tij. Aq më tepër bëhet imperativ një sqarim raportesh dhe balancash në kokën e Partisë Demokratike tani, kur përveç të përpjetës si opozitë, PD-së do t’i duhet të përballojë edhe betejën personale ligjore të themeluesit të vet me administratën amerikane.

Sali Berisha po na provon këto orë se nuk ka asnjë dëshirë ta lejojë PD që të ketë një jetë të vetën, jashtë fatit dhe karrierës së tij të gjatë politike. Edhe këto orë ai po kërkon të identifikohet me dhunë me partinë, duke ja veshur asaj edhe hallin personal që i ka pllakosur me Uashingtonin.

Edhe më i dukshëm do të bëhet ky imponim kur PD të hyjë në Kuvend dhe të nisë rrugën e saj të gjatë në opozitë. Është e pavend që nga një anë kryetari i partisë, kushdo qoftë ai pas 13 qershorit, të mbajë një qëndrim të caktuar ndaj SHBA ose evropianëve në mëngjes, dhe Berisha të dalë në drekë në rrjetet sociale e ta hedhë në erë, për shkak të hesapeve të hapura që ka me amerikanët. Eshtë shumë më e ndershme që identifikimi i PD me ish-kryetarin të jetë i plotë, formal dhe statutor. Me fjalë të tjera, që PD të rikthehet tek dashuria e vet historike, duke i bërë vend liderit historik në krye të vendit dhe duke pranuar që të ndajë me të krizën me Amerikën, e cila nuk mbaron sot, por do të zgjasë në kohë dhe në hapësirë.

Është momenti që të bëhet qartësi brenda PD sa i përket fatit të Sali Berishës. Nuk kalohet ky moment me heshtje dhe as me qëndrime të dobëta dhe me dy faqe. Ose me partinë ose me Amerikën! Kjo është dilema e thjeshtë, por njëherësh shumë e vështirë e demokratëve. Nëse, siç duket, ata kanë vendosur të pajtohen diku me dëshirë e pathos politik me ish-kryetarin, e diku nga halli e në heshtje me andrallat e tij, më mirë t’i japin drejtim e të kthejnë Berishën në krye të vendit, sesa të vijojnë të përdorin kurrizin e dobët dhe anemik të Bashës. Kohë e vështirë, vendime të vështira…

Next Post
Zbulohet avokati francez i Sali Berishës kundër SHBA, mbrojti një diktator, paguhet me miliona

Zbulohet avokati francez i Sali Berishës kundër SHBA, mbrojti një diktator, paguhet me miliona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

August 8, 2026
Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

August 8, 2026
Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

August 8, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

70 ditë tubim, Berisha: Do të shkoja çdo natë po të mos ishin qytetare

August 8, 2026
Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

August 8, 2026
Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

August 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 9 Gusht 2026

August 8, 2026
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

August 8, 2026
VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

August 8, 2026
Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com