• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokracisë i duhen demokratët

by Java News
28/04/2019 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy studime këtë javë provuan: Në Gjermani dhe Europë gjithnjë e më shumë njerëz nga mesi i shoqërisë i kthejnë kurrizin politikës së qendrës e po anojnë djathtas. Kjo duhet të merret seriozisht, mendon Jens Thurau.

Nga Jens Thurau, DW

A ka më ndonjë efekt, kur dëgjon politikanët në Gjermani të thonë fjali si „Gjermania i ka punët më mirë se kurrë më parë”. Kur thonë, se kemi gati punësim të plotë? Që ka një gjeneratë pensionistësh, që ka pensionet që nuk i ka pasur asnjë gjeneratë përpara saj? Që të rinjtë kanë perspektiva, që asnjë gjeneratë më parë nuk i ka pasur? Jo, nuk ndihmon.

Kërkimi i orientimit

Sepse ky vend është bërë i pasigurtë, kërkon orientim, jo vetëm në skajet e shoqërisë, por edhe në mesin e saj. Një studim i Fondacionit Friedrich Ebert arriti në përfundimin se asnjëherë nuk ka qenë kaq i lartë refuzimi për azilkërkuesit si sot – rreth 54% kanë rezerva ndaj refugjatëve. E vetëm në pamje të parë të duket pak paradoksale që rritet pranueshmëria për të pastrehët. Sepse janë refugjatët ata, klasa tek të cilët derdhet një ndjenjë tjetër e thellë e të mosndjerit mirë: Më shumë se gjysma e të anketuarve mendon, se organizatat sekrete përcaktojnë vijat e politikës. Një e treta shikon tek politikanët marioneta. Nëse teoritë e konspiracionit marrin dimensione të tilla, atëherë vërtet që diçka ka shkuar keq.

Po e provojmë me një shpjegim: Treni vjen me vonesë, ose nuk vjen fare prej vitesh. Arsyeja, e shprehur apo jo: Nuk ka para. Në qytetet gjermane mungon ndjeshëm hapësira e banimit, dhe politika ngre supet. Duhet të ndërtohen më shumë apartamente. Por edhe këtu nuk ka para. Lista vazhdon: shkolla të vjetëruara, poste që mbahen të pazëna. Po, po sigurisht çdo gjë është ende e durueshme, e në shkallë ndërkombëtare ende jemi mirë. Por njerëzit kanë kujtesë të fortë: Ata kujtojnë, se para 10 vitesh gjatë krizës financiare papritur paska pasur miliarda brenda natës për të shpëtuar bankat.

Një vështrim përtej kujfive të mëson të njëjtën gjë: Fondacioni Bertelsmann ka bërë një sondazh për qëndrimet politike jo vetëm në Gjermani, por edhe në 12 vende europiane para zgjedhjeve europiane të majit. Rezultati: Grupimi më i madh politik, që është i bindur, se kë do të zgjedhin që tani është me afër 10% ai i populistëve dhe ekstremistëve të djathtë. Shumica di vetëm se kë nuk do të zgjedhë – vetëm një pakicë pranon, se në zgjedhjen mes disa partive do të vendosë për një nga partitë tradicionale.

Thënë shkurt: Politikanë, media, sindikata, kisha, shoqata ekonomike: Ato nuk po mbërrijnë dot më tek njerëzit, tek skajet jo që jo, por as tek mesi i shoqërisë.

Bëni detyrat e shtëpisë!

Po tani? Ajo që të jep shpresë, është se në të dyja sondazhet, njerëzit shprehen si edhe më parë me shumicë pro demokracisë dhe madje për një komunikim më të mirë me njëri-tjetrin në Europë. Por jo siç po zhvillohen gjërat tani. Për Gjermaninë kjo do të thotë: zbrisni në tokë. Bëni detyrat e shtëpisë, hapni veshët dhe mos premtoni gjëra që nuk bëhen, por njihni edhe kufijtë e mundësive tuaja.

Kjo nuk është e lehtë në kohët e individualizimit si masa e të gjitha gjërave, në kohë të përshpejtimit maksimal, si në aspektin privat ashtu edhe atë të vendit të punës. Shumë alternativa nuk ka: duhet ruajtur qetësia, kur populistë të djathtë buçitës mbushin kryetitujt. Duhen punuar fort për të rifituar njerëzit, edhe pse nuk je i sigurtë për suksesin – në komuna, në zyra. Në fund të fundit bëhet fjalë për përfaqësim, këtë e thotë edhe studimi i Fondacionit Bertelsmann. Kush ka për një kohë të gjatë ndjesinë, se nuk është i përfaqësuar fillon e mendon gjëra të papërtypshme. Por pa atë ujdinë e pashprehur, se të gjithë kanë pjesën e tyre në shoqëri, demokracia nuk ka shans. Diktatura po. Shoqëria liberale jo. Prandaj futuni në garë. Ende Europa nuk është e humbur!

Next Post
PSG humb dy titullarët në prag të ndeshjes me Liverpool, ja shkaku

Video/PSG humbet edhe në finalen e Kupës së Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

June 5, 2026
Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

June 5, 2026
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

June 5, 2026
“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

June 5, 2026
Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

June 5, 2026
Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

June 5, 2026
“Sazani nuk privatizohet dhe investitorët janë të mirëpritur”, Rama nga Vlora: “Shqipëria e shqiptarëve” është slogan sharlatanësh!

“Sazani nuk privatizohet dhe investitorët janë të mirëpritur”, Rama nga Vlora: “Shqipëria e shqiptarëve” është slogan sharlatanësh!

June 5, 2026
Dy botët që po përplasen sot!

Dy botët që po përplasen sot!

June 5, 2026
Protesta shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë vendit: Mijëra qytetarë në Elbasan, Korçë dhe Mynih

Protesta shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë vendit: Mijëra qytetarë në Elbasan, Korçë dhe Mynih

June 5, 2026
Operacion në doganën e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të padeklaruara

Operacion në doganën e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të padeklaruara

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In