• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Demokracia, vlerë e përbashkët njerëzore”

by A R
06/12/2021 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokracia është vlerë e përbashkët e njerëzimit dhe jo një patentë që mund të përcaktohet vetëm nga disa vende, u tha në “Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë: Vlerat e Përbashkëta Njerëzore”  që u hap të shtunën në Pekin. Më shumë se 500 politikanë dhe studiues të lartë vendas dhe të huaj nga mbi 120 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare morën pjesë në këtë veprimtari dyditore.

Huang Kunming, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kreu i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror , theksoi se demokracia është një vlerë e përbashkët e njerëzimit dhe një simbol domethënës i përparimit të qytetërimit njerëzor.

Huang theksoi se nuk ka një model demokracie “që u përshtatet të gjithëve”, duke vënë në dukje se politikat demokratike të çdo vendi janë të rrënjosura në historinë, kulturën dhe traditën e tyre.

Nga ana e tij, Shen Haixiong,president i grupit mediatik të Kinës ,CMG ,vlerësoi lart efikasitetin dhe drejtësinë e demokracisë popullore në të gjithë procesin të Kinës. Shen tha se demokracia e vërtetë duhet të përdoret për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve dhe të mbetet e përqendruar te njerëzit.

Edhe folësit e tjerë në forum shprehën opinionet e tyre mbi demokracinë. Yukio Hatoyama, ish-kryeministri i Japonisë, tha se, në vend që të mbitheksojë vlerat e saj, ShBA-ja duhet të fokusohet në vlerat e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë që të shmanget “loja ku fituesi” i merr të gjitha në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Stjepan Mesiç, ish-presidenti i Kroacisë, bëri thirrje për multilateralizëm në qeverisjen globale. Ai nënvizoi rolin qendror të OKB-së në qeverisjen globale dhe theksoi se kjo organizatë është e kualifikuar për të promovuar paqen dhe stabilitetin botëror të nxitur nga kauza fisnike e përparimit njerëzor.

Kenneth M. Quinn, ish-ambasador i ShBA-së në Mbretërinë e Kamboxhias  shprehu shpresën se Kina dhe ShBA-ja mund të bashkëpunojnë për të promovuar demokracinë dhe diplomacinë shumëpalëshe brenda kornizës së OKB-së.

Shprehje e demokracise dhe e zbatimit konkret te parimeve me te avancuara te saj eshte edhe respektimi i parimit te zhvillimit te feve,e diskutuar ne nje konference të mbajtur në Pekin.

Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping ,duke përshëndetur këtë konferencë theksoi zbatimin e gjithanshëm të politikave  për lirinë e besimit fetar dhe respektimin e besimit fetar të njerëzve, menaxhimin e çështjeve fetare sipas ligjit në bazë të parimeve të pavarësisë e të vetëmenaxhimit, si edhe orientimin aktiv të feve për t’iu përshtatur një shoqërie socialiste.

Presidenti kinez theksoi njëkohësisht përmirësimin e arsimit dhe të mekanizmave të punës mbi çështjet fetare të vendit.

Next Post
Kriza reale e zgjedhjeve të 2021

Foltorja, një terapi kolektive që Doktori u ofron demokratëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Përplasjet në protestën para Kuvendit, lihen të lirë protestuesit e shoqëruar, vetëm një në pranga

September 9, 2026
107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

September 9, 2026
Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
KQZ urdhëron numërimin e dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor has pengesën e parë, nismëtarët kërkojnë më shumë kohë për 20 mijë firmat

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com