• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokracia turke fitoi te zgjedhjet lokale

by Java News
28/04/2019 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sinan Ülgen

E diela e zgjedhjeve lokale në Turqi, solli një disfatë të madhe për presidentin, Rexhep Taip Erdogan, dhe aleancën e tij në pushtet. Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe partia nacionaliste MHP në koalicion me të, humbën qytetet e mëdha të Turqisë, përballë një opozite që nisi një epokë ndryshimi në nivelin lokal.

Tranzicioni politik në Stamboll dhe Ankara, është i rëndësishëm, për shkak se këto qytete ishin mbajtur që prej vitit 1994 dhe deri më sot nga tradita politike “familjare” e Erdoganit. Humbja në Stamboll, është gjithashtu e ngarkuar me shumë simbolizëm, në kushtet kur ky qytet është i lidhur me ngjitjen e Erdoganit drejt majës së pushtetit politik në Turqi.

Ai hyri në politikën kombëtare, si kryebashkiaku i ri dhe premtues i Stambollit, duke fituar në një garë të ngushtë 25 vjet më parë. Pra, tani çështja është se si një udhëheqës i pamposhtur deri tani dhe lëvizja e tij politike, e ka humbur bazën elektorale, edhe duke qenë në gjendje të konsolidonte pushtetin për një kohë kaq të gjatë.

Shpjegimi i pare, ka të bëjë me gjendjen e ekonomisë turke, e cila në shumë mënyra u dëshmua të ishte “aleatja” më e mirë e demokracisë turke. Zgjedhjet u zhvilluan përkundër sfondit të recesionit ekonomik, i pari në vend në një dekadë.

Familjet, kishin nisur të vuanin pasojat që kriza e monedhës vendase, lira, verën e vitit të kaluar, çoi në një inflacion më të lartë, dhe në uljen e standardeve të jetesës. Ngadalësimi ekonomik, i zbehu perspektivat e punësimit, me papunësinë e përgjithshme që shkoi deri në 14 për qind në nëntorin e vitit të shkuar, dhe papunësinë e të rinjve në 24 për qind.

Ndryshe nga disa institucione autoritare, Turqia nuk është një shtet që mund të mbështetet në të ardhurat e mira, për të blerë besnikërinë politike të qytetarëve të saj. Qeveritë turke, duhet të krijojnë kushtet për një ekonomi tregu mirëfunksionuese dhe të qëndrueshme, në mënyrë që të përmbushin aspiratat e elektoratit.

Çdo largim i gjatë nga parimet e qeverisjes së mirë – që përfshin degradimin e sundimit të ligjit, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe liritë politike dhe ekonomike – do të sjellë fillimisht një kosto ekonomike, dhe pastaj pashmangshmërisht edhe kosto politike. Kjo e fundit ndodhi të dielën e kaluar.

Shpjegimi i dytë, ka të bëjë me një ndryshim dramatik në ecurinë e opozitës së përhershme të Turqisë. Këtë herë, opozita arriti të tejkalojë Erdoganin dhe partinë e tij. Së pari, qendra e majtë e IYI, në aleancë me CHP-në nacionaliste të qendrës së djathtë, dolën më mirë se aleanca qeveritare në drejtim të tërheqjes së votuesve.

Në vendet ku kishte një kandidat të përbashkët nga rradhët e CHP, elektorati i partisë IYI votoi me shumicë për CHP, dhe anasjelltas. Në të kundërt, zgjedhësit e MHP-së e ndanë mbështetjen e tyre për kandidatët e AKP-së, veçanërisht në zonat metropolitane të Turqisë perëndimore. Aleanca e opozitës, pati ndërkohë një rezultat shumë të mirë, edhe për shkak të votimi taktik të elektoratit pro-kurd të HDP.

Një faktor edhe më të rëndësishëm, përbënin vetë kandidatët. Si në Ankara, ashtu edhe në Stamboll, opozita paraqiti kandidatë që ishin të gatshëm dhe të aftë të fitonin mbështetje jashtë bastioneve të tyre tradicionale. Në Ankara, Mansur Javash mori shumicën e votave nacionaliste. Në Stamboll, Ekrem Imamoglu, ishte në gjendje të merrte një pjesë të votës së konservatorëve. Ai e konsolidoi imazhin e tij si një udhëheqës në zhvillim, me menaxhimin e tij të mençur të krizës natën e zgjedhjeve, kur kandidati i AKP-së, ish-kryeministri Binali Yildirim, shpalli para kohe fitoren e tij.

Pasojat e fitores së opozitës në këto zgjedhje lokale, do të jenë të rëndësishme. Por ato duhet të vendosen në kontekstin e duhur. Përkundër kësaj pengese, Erdogan dhe AKP, mbeten forca dominuese në politikën turke. Të dielën, aleanca qeveritare mori 51 për qind të votës kombëtare. Por fitorja në këto zgjedhje lokale, do ta inkurajojë opozitën politike.

Ajo do të përfitojë nga kontrollimi i qeverive vendore, dhe i një pjesë të mirë të ekonomisë turke. Opozita ka tani në dorë drejtimin e qyteteve, që përbëjnë 65 për qind të PBB-së së vendit. Sfida e saj e menjëhershme, është të arrijë dhe tejkalojë standardet e ofrimit të shërbimeve, të arritura nga qeveritë lokale të AKP-së gjatë dekadave të fundit.

Në një periudhë më afatgjatë, ajo do të duhet të çimentojë aleancën e saj në nivel kombëtar, diçka që do të lehtësohet nga një model më gjithëpërfshirës i qeverisjes lokale, duke përfshirë politikat e bazuara në merita, për të zëvendësuar patronazhin e bazuar në ideologjinë e AKP.

Për Erdogan, sfida do të jetë tejkalimi i perceptimit të dobësisë, pas një humbje të madhe zgjedhore.

Shqetësimi i tij i menjëhershëm, do të jetë gjendja e ekonomisë. Fati i tij politik, do të varet nga ajo se sa shpejt mund ta rikthejë Turqinë në rrugën e rritjes së qëndrueshme. Rreziqet nuk janë të papërfillshme, pasi hapat sipërfaqësorë nuk do të mjaftojnë. Gjithashtu, do të nevojiten reforma të thella, për të trajtuar defiçitin demokratik të Turqisë dhe sundimin e ligjit në vend.

Zgjedhjet lokale, kanë treguar se megjithëse ka arritur një shkallë të jashtëzakonshme të centralizimit të pushtetit, Erdogan dhe AKP mbeten të prekshëm ndaj ndryshimeve ekonomike dhe politike, ashtu siç duhet të ndodhë në një demokraci normale.

Pra, në shumë aspekte, fituesi të dielën ishte imazhi i rendit demokratik në Turqi, si brenda dhe jashtë vendit. Pavarësisht se u ngarkua me probleme të mëdha, demokracia turke tregoi qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e saj, dhe la të kuptohet se ka një të ardhme, përtej politikës populiste dhe përçarëse.

“The Guardian” – Bota.al

 

 

Next Post
Allegri i përvishet analistit: Mbyllni gojën, ju lexoni libra por s’merrni vesh nga futbolli

Allegri i përvishet analistit: Mbyllni gojën, ju lexoni libra por s’merrni vesh nga futbolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

T’u flasësh “Flamingove” që të dëgjojnë socialistët!

July 24, 2026
Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

July 24, 2026
“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

July 24, 2026
“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

July 24, 2026
Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

July 24, 2026
Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

July 24, 2026
Përgjigjja ime për “flamingot”

Përgjigjja ime për “flamingot”

July 24, 2026
6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

July 24, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Nga humbja e besimit te Besa

July 24, 2026
Stuhi e fortë në Korçë,  Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

Stuhi e fortë në Korçë, Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In