• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokracia tashmë ka humbur

by Ines Pohl
11/10/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ines Pohl

Që kandidatët për presidentë dalin në debate kundër konkurentëve të tyre, kjo ka një traditë qindravjeçare  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Abraham Lincoln për shembull konsiderohet një nga më të mirët e kësaj mjeshtërie. Ai e ka formuluar përkufizimin me siguri më të njohur të demokracisë, të cilën ai e kupton si “government of the people, by the people, and for the people”, pra si qeverisje të popullit, prej popullit dhe për popullin.

Të dielën (09.10.) zhvillohet sërish një debat, në të cilin Hillary Clinton dhe Donald Trump do të luftojnë më fjalë për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Para një publiku të përbotshëm. Mbi qindra milionë spektaktorë do të priten. Komentatorë televizivë amerikanë flasin për spektaklin më të madh televiziv në këtë vend.

Dhunë, pushtet dhe spermë

Dhe për fat të keq, me këtë ata kanë të drejtë. Sepse shumica e njerëzve nuk do të rrinë para ekraneve për të mësuar se kush i ka konceptet më të mira, për të përballuar problemet masive të vendit. Ata nuk duan të dinë se cilat janë idetë për të ndaluar vrasjet e përditshme në Aleppo, ose për të ndihmuar mijëra refugjatët, që mbyten në Mesdhe, sepse janë në arrati dhe në kërkim të një jete më të mirë.

Ata duan dhunë dhe pushtet dhe spermë. Ata duan të jenë të pranishëm kur Donald Trumpit t’i duhet të justifikohet për deklaratat e tij të turpshme për femrat. Dhe duan të shohin se cilën strategji do të ndjekë ai me Bill Klintonin, bashkëshortin që tradhëtoi martesën, të konkurrentes së tij Hillary Clinton, për ta dëmtuar atë. Pas publikimit të videos Trumpi ndodhet në një krizë, të cilën ai nuk mund ta kapërcejë me argumenta politike. Vetëm me një spektakël të mirë. Njerëzit duan të shikojnë se kush do ta humbasë më parë kontrollin.  Dhe shpresojnë që të shohin ndeshje të mirë në televizor. Atje ka mbërritur fushata elektorale për postin më të rëndësishëm politik.

Paralajmëruese për vende të tjera

Kjo flet shumë për gjendjen e shoqërisë amerikane. Dhe është edhe një paralajmëruese për zhvillimin në vende të tjera. Le të flasim hapur: çështja e madhe që shtrohet është se ku zhvillohen demokracitë në këtë botë të copëzimit në grupe të mediave sociale dhe të kulturës njëdimensionale të masmedieve. Çfarë ndodh kur qeveritë zgjidhen nga njerëz, që nuk kanë më interes për politikën, por që duan të shohin vetëm spektakël? Çfarë do të thotë kur ata që dëgjohen janë vetëm ata që flasin me zë më të lartë? Kur vetëm teoritë më të thjeshta të kurbaneve mund të jenë të suksesshme si koncepte politike? Dhe kur nuk ka elita, të cilat gjejnë përgjigje për këto çështje ekzistenciale? Njësoj si të tjerë demagogë para tij, Donald Trumpi është vetëm një fenomen i kohës së tij. Dhe ky fenomen nuk do të ketë marrë fund, kur të marrë fund fushata elektorale.

Sa keq që nuk ka mundësi të diskutojë Abraham Lincolni. Do të ishte interesante që të dëgjonim se cili do të ishte sot përkufizimi prej tij i demokracisë.

 

Next Post
Anglia përjashton Rooney, ky do të jetë kapiteni i ri

Anglia përjashton Rooney, ky do të jetë kapiteni i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In