• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Demokracia që çirret për ekonomi”, ish-këshilltarja e Ramës sërish kundër qeverisë

by A R
04/07/2019 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, njëherësh ish-zëvendësministrja e Ekonomisë në kohën e tij, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë socialiste.

Përmes një mesazhi të ashpër në “Facebook”, Beqiraj shkruan ndër të tjera se në varfëri njerëzit kanë më shumë gjasë të qeverisen nga diktatorët. Sipas saj, në vende si Shqipëria korrupsioni është i zakonshëm, ndërsa nga pandëshkueshmëria përfitojnë ekskluzivisht elitat politike.

“Tash e 30 vjet, harrojmë që njerëzit e varfër kanë më shumë gjasa të qeverisen nga diktatorët, bëhen lehtësisht pjesë e dhunës kolektive . Në varfëri drejtësia është luks, korrupsioni zakonshmëri, pandëshkueshmëria përfitim që u takon ekskluzivisht elitave politike”, shkruan Beqiraj.

Mesazhi i Irena Beqirajt:

DEMOKRACIA QE “CIRRET ” PER EKONOMI!

Mbajtja e rritjes së qëndrueshme ekonomike nje objektiv i rëndësishëm dhe i arritshëm për Shqiperinë po lëkundet. Si të gjitha “Fitoret” e këtij vendi, konsolidimi fiskal, modeli i ri ekonomik, shfaqen sot anemik, të dobët, me përmirësime të luhatshme duke rritur pasigurinë mbi të ardhmen.

Problemet kryesore të vendit qëndrojnë në mungesën e vëmendjes që u kushtojmë nevojave thelbësore të njerëzve, veçanërisht të te varfërve dhe të rinjve. Sot rritja ekonomike qartazi tregon se përpjekjet tona kokëforte për ta bërë debatin politik pjesë të pandarë të tavolinës së cdo shqiptari, kanë zvogëluar mijëra fish mundësinë për ta bërë rritjen ekonomike pjesë të ekonomisë familjare të shqiptarve.

A i shfrytëzuam mirë burimet publike të gjeneruara për të përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve? A përjetojmë një mungesë të vazhdueshme të shërbimeve sociale cilësore siç janë shkollimi dhe kujdesi mjekësor, si dhe të shërbimeve baze si psh: uji i sigurt, energjia elektrike, kullimi, transporti dhe kanalizimet?

A mos ka ardhur koha që strategjinë e kaherëshme do bejmë më shumë me më pak , ta zëvendesojmë me strategjinë ” do të bëjmë aq sa mundemi por saktë? Cdo njeri që ka kaluar një javë në politikë( edhe një javë në politikë është kohë e gjatë ) do të nënqeshte duke menduar politikisht, që strategjia e dytë naivisht e sinqertë nuk na duhet sepse nuk shet. Por kujt po ” i shitemi ” vallë?

Ekonomia jonë kërkon pikërisht një reflektim të sinqertë, të hapur, gjithëpërfshirës jashtë konfliktit politik afatgjatë, larg propagandës, brenda nesh e më afër mirëqënies së shqiptarëve. Ekonomia jonë ka nevojë urgjente për dije , pasi rritja ekonomike do të vazhdojë të kërcënohet jo vetëm nga mungesa e infrastrukturës sociale dhe fizike por mbi të gjitha kërcenohet nga neglizhenca karshi burimit bazë të saj, zhvillimit të aftësive njerëzore. Injoranca na ka kushtuar e po na kushton cdo ditë e më shumë.

Sistemi ynë demokratik është jo fare cuditërisht në kaos. As i pari e as i fundit , në historinë botërore të njerëzimit , rasti shqiptar konfirmon se demokracitë janë jashtëzakonisht të brishta kur përballet me varfërinë. Tash e 30 vjet, ëndërrojmë, kërkojmë “demokracinë e paepur” të vendeve të zhvilluara. Tash e 30 vjet , harrojmë që njerëzit e varfër kanë më shumë gjasa të qeverisen nga diktatorët, bëhen lehtësisht pjesë e dhunës kolektive. Në varfëri drejtësia është luks , korrupsioni zakonshmëri , pandëshkueshmëria përfitim që u takon ekskluzivisht elitave politike.

Ndër njerëz të varfër, fitoret politike , pavarësisht llojit të tyre janë po aq të paqëndrueshme sa ekonomia ku ngrihen . Ato i ngjajnë ngrehinave të ndërtuara mbi kraterin e një vullkani. Në luftën për të ndërtuar demokracinë, duhet të hapim veshët e qartësisht do të dëgjojme që demokracia po cirret mbi të gjitha për ekonomi!

Next Post
Opozita bojkoton Kuvendin, mbledhje në Shkodër pas ngjarjeve kriminale

"Reforma ka nxjerrë nga binarët Berishën, Metën, Bashën e Kryemadhin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një letër e hapur për kancelarin Friedrich Merz

Një letër e hapur për kancelarin Friedrich Merz

May 28, 2026
Paradoksi / Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

Paradoksi / Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

May 28, 2026
Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga burgu, ja kur do të vendosë gjykata

Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga burgu, ja kur do të vendosë gjykata

May 28, 2026
“Berisha nuk e rrëzon dot qeverinë”, Rexhaj: Tre skenarët sesi mund të largohet kryeministri Rama

“Berisha nuk e rrëzon dot qeverinë”, Rexhaj: Tre skenarët sesi mund të largohet kryeministri Rama

May 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

“Vendimet e Kushtetueses si leje ndërtimi”, Manjani: GJL duhet ta shqyrtojë sërish rastin Veliaj

May 28, 2026
Reforma në ushtri, Qeveria miraton rregullat e reja për njësimin e gradave me funksionet në Forcat e Armatosura

Reforma në ushtri, Qeveria miraton rregullat e reja për njësimin e gradave me funksionet në Forcat e Armatosura

May 28, 2026
Çfarë modeli të mbrojtjes ka Finlanda, që Albin Kurti po e merr si shembull?

Çfarë modeli të mbrojtjes ka Finlanda, që Albin Kurti po e merr si shembull?

May 28, 2026
Panik te “Myslym Shyri”, bie zjarr në një pallat, banorët dalin në rrugë

Panik te “Myslym Shyri”, bie zjarr në një pallat, banorët dalin në rrugë

May 28, 2026
Zogistët i dalin në krah Aulon Kalasë, kërkojnë rinumërimin e votave në Durrës

“PD të shkojë më djathtas, të dalë nga EPP”, Kalaja zbulon propozimet e bëra në Këshillin Kombëtar

May 28, 2026
Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e ka vendin në burg për sa kohë nuk përbën rrezikshmëri

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e ka vendin në burg për sa kohë nuk përbën rrezikshmëri

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In