• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Demokracia na rri ngushtë ne shqiptarëve

by Ben Andoni
22/04/2017 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një ndjesi, pas të gjithë tollovisë që po na dhuron politika shqiptare e këtij mandati legjislativ dhe ekzekutiv. Kjo i bashkon në një të tërë shqiptarët e pothuaj të gjitha fashave sociale të shoqërisë, por edhe moshave. Ajo lidhet me vetëm një fjali: Në Shqipëri nuk rrihet dhe asnjëherë nuk do të rregullohet! Kjo është pasoja e frikshme, që po përjeton vendi nga retorika pa sens e kryetarit të Opozitës Basha, që e ndan jetën e vet personale mes Holandës dhe Shqipërisë; por edhe vetë-bisedave së Ramës, kryetarit të Maxhorancës në takimet fare pa kuptim me njerëzit e thjeshtë, shtuar këtu edhe gjuhën e drunjtë të Ilir Metës.

Ndërsa Shqipëria po rrëshqet prej një papërgjegjshmërie totale të politikës në kaosin e radhës, politikanët vazhdojnë e japin shfaqje neveritëse. Të mjafton t’u lexosh gjuhën e trupit, kur rrinë pas njëri-tjetrit që t’i kapi ndonjë kamera me negociatorët e huaj apo të shikosh krerët e ekzekutivit, si vazhdojnë të shpallin suksese sikur vendi të jetë në një paqtim normal, të zë lemeria.

Thuhet se zgjedhje nuk ka dhe me gjasa zgjedhjet do preken për t’u gjendur një fill që t’u bashkojë grykësinë gargauntiane politikanëve tanë. Ndërkohë që në Shqipëri ka filluar fushata me zyrat përkatëse, ku ato kanë mbirë kudo. Opozita thotë se nuk do marrë  pjesë në zgjedhje, porse janë sakaq gati nëse një moment Ramës i shket këmba dhe krijon premisën për qeverinë teknike, “kushtin e tyre bazë”!

Po njerëzit? Ata rrinë e vëzhgojnë dhe jo pak syresh, ashtu si kanë bërë në 25 vitet e fundit e gjejnë veten në tribunat e tifozëve për t’i shërbyer turpshëm politikës. Në çadër, në tribuna, pas liderave. Ndërkohë që votimet janë të tyret. Thjesht të tyret.

Kushtetuta shqiptare detyron çdo kategori demografike që të votojë në zgjedhjet e përgjithshme në datën që dekreton presidenti i vendit. Nuk ka rëndësi se presidenti yt nuk është për asgjë dhe nuk organizon dot edhe një tryezë të vetme politike, sepse nuk u bë dot kurrë simbol (në fakt e katandisi politika dhe i shërbeu asaj); nuk ka rëndësi se Basha kryetari de jure i opozitës (po kthehet edhe për pak de facto) kërcënon dhe bën thirrje deri për luftë civile; nuk ka problem se Rama bën monologje pa fund dhe i kënaqet retorikës së vet, zgjedhjet janë thjesht të njerëzve, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Me pak fjalë, 18 Qershori është i njerëzve, nuk është as i Bashës dhe as i Ramës e ca më keq i Metës. Po cili do t’ia dijë?! Populli rri dhe pret dy pikat që vijojnë titujt uniformë pas fjalëve të dyshes tejet të lodhshme Rama-Basha. Në vend që këta të fundit duhej që në këto javë të bënin maskaradën e radhës, ku t’i tregonin njerëzve sesa shumë ishin lodhur, në një fushatë normale, ata akuzojnë dhe akuzojnë.

Me pak fjalë shqiptarët po tregojnë se përbëjnë një bashkësi që mund të luash lehtë. Ia vumë fajin komunizmit, këta pushtimit, këta Zogut, këta qeverive pas Ismail Qemalit… Kjo gjendje na bën të mendojmë se ato thëniet që shqiptarët s’dinë të bëjnë shtet, megjithë helmin e madh dhe të lëshuar nga kuzhina për shfarosjen e tyre, e paskan pasur një të vërtetë të hidhur. Ne, shqiptarët, kemi probleme me demokracinë, me veten, por edhe me shtetin tonë. Me sa duket, demokracia na rri ngushtë. Ndaj është kaq e thjeshtë kjo krizë, sepse pak vite më vonë do jetë me patjetër një tjetër, pak më e sofistikuar, por po kaq e ndyrë, si kjo që po i afrohet mesit të vitit 2017 dhe që na barabit me shtete 20-vjeçare si Maqedonia.

Dhe, shqiptarët do lindin gjithnjë e më pak dhe do largohen gjithnjë e më shumë, por gjithsesi pa harruar të bëjnë tifo për këta njerëz që i ndyejnë me dashjen e tyre. Po kjo s’është më çudi, teksa nuk dimë të bëjmë dot shtetin, që ta duam dhe ta mendojmë se është vendi që duhet ta duash në të mirë dhe të keq, këtë gjendje me sa duket e meritojmë. (Javanews)

Next Post
Llalla sulmon policinë: Prokurorët nuk përfshihen në asgjësimin e drogës. Provat zhduken në mënyrë të paligjshme

Procesverbalet e asgjësimit të kanabisit/ Vasili kundër policisë: Shqetësimet e Llallës serioze!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një regjim në këmbë për një kriminel lufte

Një regjim në këmbë për një kriminel lufte

May 5, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Demografia e votuesit të PS, PD dhe partive të tjera

May 5, 2026
Plani europian për të shpëtuar NATO-n: Ne i zëvendësojmë ushtarët amerikanë!

Plani europian për të shpëtuar NATO-n: Ne i zëvendësojmë ushtarët amerikanë!

May 5, 2026
Ambasadorja zvicerane në Tiranë: Asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me krizën klimatike

Ambasadorja zvicerane në Tiranë: Asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me krizën klimatike

May 5, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky propozon armëpushim pa afat me Rusinë: Ka ardhur koha për hapa realë!

May 5, 2026
Nga Fatmira Hajdari te Lazër Sallaku/ Lista me 120 gjyqtarët që do t’u hapen çështjet që kanë gjykuar

Avokat: Arrest me burg do të ketë, por tani gjykata do të kërkojë më shumë verifikim

May 5, 2026
VIDEO / Sot 5 Maji, Rama dhe Begaj vendosin kurora me lule te “Nënë Shqipëri”: Dëshmorët a Atdheut, të paharrueshëm

VIDEO / Sot 5 Maji, Rama dhe Begaj vendosin kurora me lule te “Nënë Shqipëri”: Dëshmorët a Atdheut, të paharrueshëm

May 5, 2026
Tentoi të trafikonte mbi 3 mijë fara kanabisi, arrestohet 24-vjeçari në Portin e Durrësit

Tentoi të trafikonte mbi 3 mijë fara kanabisi, arrestohet 24-vjeçari në Portin e Durrësit

May 5, 2026
Koçiu në konferencën për klimën: Pyetja nuk është a jemi të bashkuar…

Koçiu në konferencën për klimën: Pyetja nuk është a jemi të bashkuar…

May 5, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Thaçi ‘shkund’ politikanët: Jam krenar me Kosovën, por jo fytyrën e saj në botë

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In