• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dëmin po e bën sheqeri”/ Kardiologia ngre alarmin: Hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar

by A R
16/06/2026 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sëmundjet kardiovaskulare po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe tek moshat e reja, duke u kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin publik. Ekspertët paralajmërojnë se faktorë si obeziteti, ushqyerja e pashëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e rasteve të hipertensionit tek fëmijët.

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, këtë të martë, më 16 qershor, mjekja kardiologe Ëngjëllushe Hasani pohoi se nga analizat globale të viteve 2024-2025, hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar krahasuar me dy dekada më parë.

“Nëse rreth viteve 2000 hipertensioni tek fëmijët zinte një peshë rreth 3%, tani ka kontinente që shkojnë deri në 8%. Europa e ka 8% nivelin e hipertensionit tek fëmijët. Shkaku kryesor në lidhje me këtë trend rritës është obeziteti. Është momenti që të themi se është fundi i epokës së konsumimit të sheqerit dhe kripës. Ka shumë rëndësi trajtimi i tyre në kohë për dekadat që vijnë sepse një fëmijë që ka obezitet dhe hipertension në moshën e tij, është dyfish i riskuar në moshën 35 vjeçare për të pësuar një vdekje të papritur. Një në katër fëmijë obezë zhvillon hipertension, atëherë një prindi që ka fëmijë obezë, gjëja e parë që duhet t’i shkojë mendja është që t’i masë tensionin.”

Sipas mjekes edhe pse shumë herë neglizhohet procesi i matjes së tensionit arterial tek fëmijët, Shoqata Europiane e Hipertensionit rekomandon matjen e tensionit që në moshën 3 vjeçare.

“Sigurisht që janë aparatura të vogla dhe jo vetëm një matje tregon që fëmija vuan nga tensioni. Bëhet matje një-javore, dy herë në ditë dhe për të vlerësuar në mënyrë të saktë. Atëherë standarti i artë është matja ambulatore e presionit arterial, e cila bëhet nëpërmjet holterit të tensionit. Kjo gjë nuk aplikohet dhe nuk artikulohet fare në vendin tonë. Janë gjëra të reja por ne duhet të kthejmë gjithmonë vëmendjen nga fëmijët. Këto janë sëmundje pa shenja.”

Një tjetër alarm i ngritur nga mjekja lidhet me konsumin e lartë të sheqerit në dietën e fëmijëve, i cili sipas saj po ndikon drejtpërdrejt në shtimin e problemeve kardiovaskulare që në moshë të hershme.

“Dëmin po e bën sheqeri i cili gjendet kudo. Nuk duhet të harrojmë pijet që konsumojnë fëmijët dhe ato janë kategorikisht të ndaluara sepse përmbajnë rreth 45% fruktozë. Sipas kongresit të fundit për hipertensionin tek fëmijët rekomandohet moskonsumimi i asnjë produkti me sheqer dhe nëse do të dëshirojnë diçka pë t’u ëmbëltuar, rekomandohet vetëm mjalti.”

Hasani vuri theksin edhe tek edukimi shëndetësor, duke nënvizuar rëndësinë e kontrolleve të hershme edhe tek fëmijët në rastet kur kanë ndodhur ngjarje kardiake të rënda brenda familjes.

“Risku minimizohet duke ulur peshën, duke mbajtur nën kontroll yndyrnat sepse nuk e kemi në kulturë të bëjmë një analizë yndyrnash tek një fëmijë. Tek një fëmijë obez do të rekomandoja dhe matjen e yndyrnave, matjen e insolino-rezistencës sepse të gjithë këto faktorë kombinohen me njëra-tjetrën, nxisin stresin oksidativ dhe rrisin të gjithë faktorët që çojnë në hipertension që më vonë sjellin ngjarje kardiake.”

Ajo paralajmëroi gjithashtu se përdorimi i duhanit, drogërave apo edhe kontraceptivëve në moshë të hershme duhet të monitorohet me kujdes, pasi mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës në të ardhmen.

Kardiologia theksoi se një stil jetese i shëndetshëm mbetet mbrojtja më e mirë për fëmijët. Sipas saj, gjumi i plotë, aktiviteti fizik i rregullt dhe shmangia e ushqimeve të dëmshme janë elementët kryesorë për një zhvillim të shëndetshëm dhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare që në moshë të vogël.

Next Post
Samiti i G7, kryediplomati gjerman: Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë mund të fillojnë para verës

Samiti i G7, kryediplomati gjerman: Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë mund të fillojnë para verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com