• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmi që i bëri Shqipërisë regjimi regresiv i Berishës

by Spartak Ngjela
10/04/2024 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Pse po vonohet  lufta kundër korrupsionit në Shqipëri?

Ashtu ju duket, se ajo po vijon.

Filozofi i famshëm amerika George Santayana na ka thënë: The light as it appears hides the candle – flaka, ashtu si shkëlqen, e fsheh kandilin.

E pra, shpesh mendja njerëzore humbet në iluzionizëm.

Shqiptarët, kurrë nuk e kanë pas besuar se do vijë një ditë kur pushtetarët e korruptuar që kanë vjedhur e vjedhur popullin, do të arrestoheshin dhe shpronësoheshin në favor të shtetit.

Dhe kjo ka nisur sot edhe në Shqipëri.

I.

Na duhet ta theksojmë se goditja antikorrupsion në Shqipëri, tani ka hyrë në një proces të vërtetë historik, dhe pushtetarët nuk janë të qetë…

Në 21 korrik të vitit 2016, me ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë, erdhi një çast në historinë e Shqipërisë kur ajo u ndodh përpara një udhëkryqi: ose të godiste penalisht korrupsionin e lartë, ose të shpërbëhej si shtet. Dhe kjo kërkesë krijoi SPAK.

Por, në këto çaste…

Na duhet ta nxjerrim në dritë se:

Që nga viti 1992 e deri në vitin 1997, Shqipërinë e ka drejtuar Beogradi dhe Athina.

Këta, në fakt, dihet se janë dy pushtuesit e mëdhenj të territireve shqiptare.

Në vitin 1912-1913…

Ishin dy treva të rëndësishme për historinë e Shqipërisë që mbetën jashtë territorit të saj: Kosova dhe Çamëria.

Turp historik për fuqitë e mëdha, në vitin 1912-1913, për atë që i bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve: por koha nuk do t’ua falë.

Ja, tani Kosova është Shqipëri.

Po Çamëria?

II.

Kjo kohë në ecje sot në Shqipëri, është në fakt një kohë e nivelit historik.

Koha e nivelit historik e çdo shteti të pavarur, është ajo kohë imediate kur në këtë shtet përplasen raste të tilla shoqërore, të cilat mbajnë në vetvete ngjarje historike të një rëndësie të veçantë.

Edhe Shqipëria, më në fund, në funksion historik, ka hyrë ndërkohë në një ecje që ndodhet brenda kohës së saj historike, sepse sot janë dy shtete shqiptare të cilat patjetër që do të bashkohen.

Por, sigurisht që do të jetë demokracia ajo që do të bashkojë dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe, e rëndësishme për këtë fakt është kushti historik: duhet që në Tiranë dhe në Prishtinë të drejtojnë dy qeveri që e njohin historinë e plotë të shqiptarisë: Iliri-Arbëri-Shqipëri dhe që e ndiejnë patriotikisht që Shqipëria dhe Kosova janë Arbëria moderne.

Po Çamëria?

III.

Demokracia në Shqipëri dihej që do të implementohej me shumë vështirësi, sepse shoqëria shqiptare në shekuj nuk kishte pasur rastin e një shteti ligjor.

Vijimësia historike e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, në monarkinë shqiprare, dhe, nga kjo monarki në një regjim komunisto – terrorist, kishte shumë mundësi që ta çonte shoqërinë shqiptare drejt shpërbërjes dhe asimilimit të saj. Por, kjo nuk ndodhi.

Si gjithmonë: Shqipërinë e ka shpëtuar historia e saj që vjen që nga lashtësia, dhe dihet që iliria ka qenë superfuqi e kohës së vet; kurse Arbëria i dha botës figura të mëdha: gjeneralë dhe pashallarë, princa e mbretër dhe figura të mëdha historike që drejtuan botën. E pra, pikërisht kjo vijë historike ka shpëtuar shqiptarinë që kemi sot.

Por, shqiptarët ende nuk e njohin historinë e tyre, sepse atyre historinë ua kanë grabitur fqinjët pushtues, por edhe shqiptarët në Tiranë, si krerë të shitur, në Athinë, në Brograd e në Moskë.

Kurse, tani, gjithçka u varros në favor të shqiptarisë.

Janë dy shtete shqiptarësh me rreth 6 milionë shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova.

Po Çamëria po Maqedonia Shqiptare?

IV.

Izolimi i gjatë i Shqipërisë nga një regjim sektar dhe terrorist në Shqipëri, në 47 vjet, 1944 – 1992, ishte pritur me ankth nga Athina dhe Beogradi, për të sjellë shpërbërjen e Shqipërisë dhe asimilimin e shqiptarëve.

Edhe Beograd,i edhe Athina, me njerëzit e tyre në Tiranë, dominuan lëvizjen e vitit 1991-1992 për rrëzimin e diktaturës.

Beogradi dhe  Athina, me këta individë në Shqipëri, kishin punuar me ngulm që, menjëherë pas rrezimit të diktaturës në Shqipëri, populli shqiptar, i mërzitur nga një tragjedi të tej zgjatur, të linte Shqipërinë për t’u shpërngulur në Perëndim.

Në vitin 1992, në Shqipëri ishin 4 milionë shqiptarë, dhe periudha 1992 – 1997, me një histeri antishqiptare, shkatërroi në Shqipëri të gjithë industrializmin: shkatërroi 500 fabrika dhe uzina, preu miliona rrënjë pemë dhe shkatërroi plotësisht 24 mijë hektarë vreshta. As një pushtues nuk do të kishte pasur kurajën që t’i bënte Shqipërisë këtë dëm kolosal, i cili kërkonte të sillte shpërnguljen e shqiptarëve nga Shqipëria.

Dhe këtë e bëri regjimi regresiv Berisha-Meksi.

Por…

Tani këto banda janë drejt shkatërrimit, sepse goditjen penale e ka marrë në dorë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK; dhe kjo strukturë e ka të plotë pavarësinë nga politika; dhe drejtohet nga ekspertiza Uashington – BE.

SPAK sigurisht që është tani shpresa historike e Shqipërisë së bashkuar.

Shkatërrimi i korrupsionit në Shqipëri, i cili ka filluar me arrestimin e Sali Berishës djathtas, dhe një zv-kryeministër e tre ministra mjajtas, do të vijojë për të sjellë shqiptarinë e ndritshme në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoni; dhe do të hedhë themelet e bashkimit kombëtar të 8 milionë shqiptarëve që banojnë sot si autoktonë në Gadishullin Ilirik.

Next Post
Votimi historik: Parlamenti Evropian i jep ‘dritën jeshile’ paktit për Migracionin dhe Azilin. Çfarë përfshin paketa

Votimi historik: Parlamenti Evropian i jep ‘dritën jeshile’ paktit për Migracionin dhe Azilin. Çfarë përfshin paketa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të ‘Parkut të Besimit’ në Petrelë, miratohet faza paraprake e projektit

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të ‘Parkut të Besimit’ në Petrelë, miratohet faza paraprake e projektit

May 13, 2026
Shefi i Eurovisionit: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve

Shefi i Eurovisionit: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve

May 13, 2026
Kompensimi për fëmijët nga DIVA/ Tatimet nisin disbursimin, e drejta e përfitimit nuk humbet për 5 vite

Kompensimi për fëmijët nga DIVA/ Tatimet nisin disbursimin, e drejta e përfitimit nuk humbet për 5 vite

May 13, 2026
Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

May 13, 2026
Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

May 13, 2026
Prokuroria kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Sarkozi

Prokuroria kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Sarkozi

May 13, 2026
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Genova

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Genova

May 13, 2026
Studentët paralajmërojnë protestë më 18 maj për jurisprudencën në gjuhën shqipe/ Mickoski: Do dalim me një propozim

Studentët paralajmërojnë protestë më 18 maj për jurisprudencën në gjuhën shqipe/ Mickoski: Do dalim me një propozim

May 13, 2026
Task-Forca për Migracionin/Hita në Kosovë: Forcim i sigurisë kufitare dhe goditje ndaj rrjeteve kriminale

Task-Forca për Migracionin/Hita në Kosovë: Forcim i sigurisë kufitare dhe goditje ndaj rrjeteve kriminale

May 13, 2026
Roja i Vis Martinajt sherr me policët/ Jeton Lami, përplasje me FNSH, pezullohen dy policët që fshehën ngjarjen

Roja i Vis Martinajt sherr me policët/ Jeton Lami, përplasje me FNSH, pezullohen dy policët që fshehën ngjarjen

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In