• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëmi 32 milionë euro, KLSH padit në prokurori ish-administratorin e CEZ

by Java News
26/09/2015 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëmi 32 milionë euro, KLSH padit në prokurori ish-administratorin e CEZ

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur penalisht në prokurori ish-administratorin e CEZ-it, Arben Seferi, si dhe dy ish-drejtues të tjerë të kësaj kompanie, për akuzat e shpërdorimit të detyrës me pasojë dëm ekonomik ndaj interesave të shtetit. Sipas KLSH-së, Seferi dhe dy ish-drejtuesit e departamentit të shitjeve dhe ai i shërbimeve mbështetëse, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të CEZ Shpërndarje dhe për rrjedhojë edhe buxhetit të shtetit, që arrin në vlerën 32 milione euro dhe të ardhurat e munguara që arrijnë në vlerën 5 milione eurove.  Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi i lartpërmendur ekonomik ka ardhur si pasojë, blerjes e pajisjeve dhe materialeve elektrike emergjente për nevojat e shoqërisë, në vitin 2014,duke paguar 50-70 per qind më shumë se vlera e kontratës me prokurim të drejtëpërdrejtë. Tjetër shkelje sipas KLSH është moszbatimi i kuadrit rregullator për blerjet e energjisë elektrike, duke e blerë atë me çmime më të larta se ato të tregut, si dhe uljen artificiale të humbjeve teknike, nëpërmjet mbifaturimit të konsumatorëve.

Për të gjitha këo shkelje dhe dëmet ekonomike të shkaktuara interesave të shtetit, KLSH, ka identifikuar si persona përgjegjës, ish-administratorin e CEZ, Arben Seferi si dhe dy drejtuesit e departamentitn të shitjeve dhe atë të shërbimeve mbështetëse, për të cilët i kërkon prokurorisë të fillojë hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Next Post

Rama në OKB: Reforma në drejtësi do bashkojë shtetin me qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com