• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëmi 30 mln lekë, dogana padi  civile Blerta Krajës për 3 tendera

by Java News
14/12/2016 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Blerta Kraja, ish-zv/drejtoresha e përgjithshme e Doganave është paditur në gjykatën e Tiranës, për abuzime me detyrën e saj, gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën. Vendimi për të paditur në gjykatë, ish-zv/drejtoreshën është marrë nga Vasilika Vjero, e cila pas një auditi të kryer, ka konstatuar se Blerte Kraja i ka shkatuar një dëm buxhetit të doganës me vlerën prej 30 milion lekë të vjetra.

Objekti i padisë, është për shkatimin e dëmit që Blerte Karaja ka shkaktuar dhe për pasojë, Drejtoria e Përgjithme e Doganave, kërkon prej gjykatës që të detyrojë, Krajën të kthejë shumën financiare të sipërcituar. Për këto abuzime, ndaj Blerte Krajës, në gjykatën e Tiranës janë rregjistruar në 12 dhjetor 2016 dy padi civile, ku në njërën kërkohet të kthehet shuma prej 468.000 lekë të reja dhe në tjetrën bëhet fjalë për kthimin e shumës financiare prej 2.605.820 lekë të reja.

Këto nuk janë problemet e para të Krajës me menaxhimin e lekëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, pasi kur ushtronte detyrën e zv/drejtoreshës, ajo u kap me shkelje dhe nga audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në shkurt u pyet në prokurori
Në muajin shkurt 2016 Blerte Kraja,ish-zv/drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, për kallëzimin e KLSH-së për akuzën e pabarazisë në tenderët publike.

Prokurorët e çështjes e kanë marrë në pyetje për shkak se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje në tre tender, në fushën e prokurimeve në DPD, ku u konstatuan të meta dhe mangësi, konkretisht në tenderat “Blerje Uniforma Doganore”, “Blerje Biçikletash” si dhe “Riparim i skanerit Mobil THSCAN me rreze X”, të cilat konsistojnë në prokurime të panevojshme, apo edhe në mospërdorim me efiçencë dhe ekonomicitet të fondeve në dispozicion të DPD për investime duke shkaktuar një dëm rreth 5 milionë lekë të reja. Deri tani ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar Kraja përpara prokurorëve që kanë nisur hetimet mbi këtë kallëzim të KLSH-së.

Dosja e KLSH-së
KLSH kishte depozituar pranë organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë indicie (të dhëna) për hetime të mëtejshme penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Po ashtu, nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për periudhën e vitit 2014, në Drejtorinë e Kontrollit pas zhdoganimit, u konstatuan të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit doganor, procedurave të zhdoganimit, mbikqyrjes së regjimeve ekonomike si dhe nxjerrjes së vendimeve administrative, të cilat kanë sjellë si pasojë dëm ekonomik (detyrim doganor i munguar) në Buxhetin e Shtetit në shumën 127.4 milion lekë, (rreth 1 milion dollarë), të konstatuara në Degën Doganore Berat.

Për këtë KLSH bëri kallëzim për E.P. ish-Kryetar dhe dy doganierë A.H. dhe Dh.XH. të Degës Doganore Berat, si dhe për tre specialistë F.O., R.K. dhe E.P. në sektorin e kontrollit të regjimeve doganore në DPD, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

ma.me
Next Post
VIDEO/ Hajde e lehur hajde…! Qeni që leh, por duket sikur lëshon lemzë!

VIDEO/ Hajde e lehur hajde...! Qeni që leh, por duket sikur lëshon lemzë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In