• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmet nga tërmeti në Durrës, zv.ministrja Caka: 302 vullnetarë në ndihmë të qytetarëve

by Java News
04/12/2019 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vullnetarë nga e gjithë Shqipëria i janë përgjigjur thirrjes për të shërbyer në zonat e prekura nga tërmeti në qarkun e Durrësit. Janë rreth 302 vullnetarë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Vlora të cilët u kanë shërbyer banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Zvministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka thotë se grupet e vullnetarëve janë shpërndarë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti; Durrës, Shijak, Krujë, Bubq etj.

“Për të organizuar më mirë vullnetarët dhe për të çuar ndihmat atje ku ka nevojë menduam të centralizojmë informacionin dhe për këtë arsye tek faqja e-Albania i kemi dhënë mundësi çdo qytetari, vullnetari apo organizate jo fitimprurëse të regjistrohet duke specifikuar sa herë në ditë ata mund të shërbejnë, në çfarë harku kohor dhe frekuence, në çfarë vendesh dhe çfarë shërbimi mund të japin”, tha zv/ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka.

Zvministrja Caka tha se grupit të vullnetarëve i janë bashkuar dhe aktivistë nga Kosova.

Caka theksoi se një ndihmë e madhe në rikuperimin e dëmeve nga tërmeti ka qenë dhe puna në terren e 18 organizatave jo fitimprurëse. Ndihma e tyre konsiston në krijimin e kampeve ose qendrave të vogla të lojërave për fëmijët.

“Pranë çdo qendre janë vendosur vullnetarë nga Urdhri i Psikologëve. Janë 350 psikologë të cilët po ofrojnë shërbimin e tyre të mbështetjes psikologjike në gjitha vendet ku janë akomoduar qytetarët e dëmtuar nga tërmeti. Janë mbi 1500 persona deri tani që kanë marr shërbim psikologjik”, u shpreh zvministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka.

Për shpërndarjen e ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti Caka shpjegon se po operohet me 2 sisteme.

“Sistemi parë ka qenë ai i Rezervës Shtetërore, ku çdo gjë shkon tek Rezerva Shtetërore dhe pastaj seleksionohet dhe shpërndahet sipas nevojave. Sistemi tjetër me të cilin ne po koordinojmë tani është që vetë organizatat, qytetarët mund ta çojnë ndihmën direkt atje ku duhet”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In