• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dëmet nga tërmeti/ 360 ndërtesa të pabanueshme në qarkun Lezhë, 7 godinave në Laç do t’u vihet eksplozivi

by Java News
12/12/2019 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadrat e verifikimit në Lezhë kanë vazhduar me punën e tyre në tri bashkitë e këtij qarku verior.

Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë Etjen Xhafaj ka bërë bilancin e ndërtesave të verifikuara në qarkun në fjalë.

Bilanci i përfaqësuesit të Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë, Etjen Xhafaj:

Vazhdon puna me skuadrat e terrenit për të verifikuar dëmet dhe godinat e dëmtuara. Deri në drekë sot janë zhvilluar 420 verifikime në terren dhe janë njoftuar të gjithë banorët në rastet kur godinat duhet të evakuoheshin.

Këshillat bashkiakë të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë kanë marrë vendimet për miratimin e bonusit të qerave. Nga dje në mëngjes ka filluar aplikimi për banorët e të gjithë zonave, sidomos për ata të cilët janë spostuar aktualisht drejt hoteleve apo çadrave.

Deri tani 351 familje që kanë aplikuar për këtë bonus qirash, dhe nga nesër do të kemi miratimin edhe të listave të qirave për të mundësuar që këtë fonde të jenë pranë familjeve të cilat kanë nevojë për to. Gjithashtu është marrë edhe një vendim nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Kurbin për sa ju përket 7 godinave, të cilat konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Aktualisht janë duke u njoftuar individualisht banorët e pallateve numër 125, 126,127,129, 130, 131 dhe 133 të gjitha në lagjen numër 4 në Laç dhe pasi të jetë mbyllur e gjithë koha për këto njoftime, do të kemi edhe shembjen e tyre të kontrolluar nga grupet e IKMT-së dhe nga Ministria e Mbrojtjes. Aktualisht sot janë shpërndarë dhe ngritur nga Forcat e Armatosura Shqiptare 57 çadra dimërore në terren duke zëvendësuar një pjesë të çadrave, me të cilat ishin pajisur në momentet e para të emergjencës banorët dhe të cilat duheshin ndryshuar.

Në bashkinë Kurbin, nga vlerësimet kemi 1000 objekte të inspektuara nga të cilat 239 janë të pabanueshme, 7 nga ato që u përmendën më sipër, janë për t’u prishur. Në bashkinë e Lezhës kemi 1200 objekte të inspektuara deri tani, nga të cilat 70 janë të pabanueshme.

Bashkia Mirditë ka gjithashtu 80 objekte të inspektuara nga të cilat 51 janë të pabanueshme.

Aktualisht po vijon mësimi normalisht me 2 turne në ato shkolla, të cilat ku kemi spostuar një pjesë të nxënësve që kanë qenë pjesë e shkollave të dala jashtë funksionit për arsye të heqjes së riskut nga qytetarët. Gjithashtu kemi marrë deri sot 215 telefonata nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë marrë përgjigjen, qoftë nga njësitë e pushtetit vendor, qoftë nga Qendra Operacionale për Emergjencën Civile në Lezhë. /e.s/

Next Post
Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut, ministrja Xhaçka takon zyrtaren amerikane

Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut, ministrja Xhaçka takon zyrtaren amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re

September 21, 2026
Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

September 21, 2026
Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

September 21, 2026

Berisha del nga SPAK dhe akuzon kryeministrin: Rama vijon të vjedhë qytetarët…

September 21, 2026
Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

September 21, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

September 21, 2026
Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

September 21, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin

September 21, 2026
Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

September 21, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Ka ndihmuar punën e SPAK; Çela: Po ndryshojmë strategjitë në luftën ndaj krimit

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com