• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëmet nga aksidentet, miratohet fondi i kompensimit për 2018

by Java News
09/01/2018 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2017, mori një vendim mbi Fondin e Kompensimit për vitin 2018. Ky vendim i Bordit të Autoritetit vjen në funksion të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe i jep zgjidhje një problematike të mbartur nga viti 2001 me pagesat e prapambetura me Fondin e Kompensimit. Këto dëme i përkasin aksidenteve të shkaktuara nga makina të pasiguruara ose të paidentifikuara.

Sipas vlerësimeve masa e Fondit të Kompensimit për detyrimet e mbartura dhe që do të lindin për vitin 2018 vlerësohet rreth 1.8 miliardë lekë, e ndarë:

– 1.25 miliardë lekë për ngjarjet nga viti 2001 deri 31.12.2013 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë;

– 418 milion lekë për ngjarjet nga viti 2014 deri në 31.12.2017 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe

– jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.

Bordi i AMF-së urdhëron Byronë Shqiptare të Sigurimit që të ndjekë procedurën e shlyerjes së menjëhershme të detyrimeve të papaguara të praktikave të dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit, për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit (përmbarimore, me vendim gjykate të formës së prerë dhe të miratuara, por të papaguara) në vlerën totale 923 354 758 lekë për ngjarjet e sigurimit nga data 01.01.2001 deri në 31.12.2017.

Njëkohësisht, për të mos krijuar borxh të ri, Bordi i AMF-së vendosi krijimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2018, minimalisht në masën 895 203 094 lekë, i ndarë:

– 745 203 094 lekë për shlyerjen e detyrimeve për ngjarjet nga 1 janar 2001 deri në 31 dhjetor 2017 (që janë në proces trajtimi apo procese gjyqësore, pa vendim të formës së prerë) dhe

– jo më pak se 150 milion lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.

Vendimi bën të mundur që çdo qytetar që gjatë vitit 2018 fiton një vendim të formës së prerë nga gjykatat ose i miratohet nga shoqëritë e sigurimit, do të paguhet brenda vitit 2018.

Autoriteti, ashtu si në shumë vendime të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet tek mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe e konsideron shlyerjen e detyrimeve të Fondit të Kompensimit si një ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë vitit 2018, edhe pse këto detyrime kanë filluar të mbarten prej vitit 2001.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Protesta e opozitës, plas ironia në rrjetet sociale

FOTOT/ Protesta e opozitës, plas ironia në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

October 30, 2026
“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

October 30, 2026
Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

October 30, 2026
OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

October 30, 2026
Netanyahu në prag të humnerës politike: Zgjedhje pa fitues, beteja për pushtet sapo ka filluar

Netanyahu në prag të humnerës politike: Zgjedhje pa fitues, beteja për pushtet sapo ka filluar

October 30, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

October 30, 2026
“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

October 30, 2026
Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

October 30, 2026
Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

Protesta, Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë!

October 30, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In