• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dëmet e trazirave në Francë: 280 mln euro makina të djegura, rrezikohet viti shkollor

by Java News
04/07/2023 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

De-përshkallëzimi në Francë duket se po konfirmohet, me një mbrëmje të qetë gjatë të hënës në frontin e dhunës urbane, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron pret sot kryetarët e rreth 220 bashkive që janë “viktima të abuzimit” në të gjithë vendin.

Takimi vjen pak orë pasi Macron shkoi në një stacion policie në Paris për të treguar mbështetjen e tij për policinë, ndërkohë që 45 mijë agjentë e xhandarë u vendosën sërish në terren.

Rikthimi i paqes është pasur nga procesi i vlerësimit të dëmeve, të cilat përllogaritën në qindra miliona euro.

Sipas Florence Lustman, presidente e France Assureurs, 5,800 raste dëmesh në automjete u janë deklaruar deri më tani kompanive të sigurimit.

“Vlerësimi ynë është se këto dëme do të kushtojnë të paktën 280 milionë euro”, deklaroi ajo, duke shtuar se “ka shumë humbje që ende nuk janë deklaruar”.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme njofton se që nga fillimi i trazirave në të gjithë Francën janë djegur 5892 automjete.

Gjatë netëve të dhunës që pasuan vdekjen e Nahelit, adoleshentit 17-vjeçar të vrarë nga një polic në Nanterre më 27 qershor, shumë shkolla në Francë u vunë po ashtu në shënjestër të rebelëve.

“Ne kemi 243 shkolla që kanë pësuar dëme“, tha ministri i Arsimit Pap Ndiaye për RTL të martën në mëngjes.

“Rreth 60 shkolla pësuan dëme të konsiderueshme nga zjarret, ndërsa 10 të tjera u shkatërruan, gjë që rrezikon pritjen e nxënësve për këtë javë dhe vë në pikëpyetje fillimin e vitit të ri shkollor”, shtoi ministri.

Në La Verrière (Yvelines), për shembull, Pap Ndiaye specifikoi se një çerdhe dhe një shkollë fillore do të duhet të rindërtohen plotësisht, pasi janë shkrumbuar.

Plani i qeverisë është që në fillim të vitit shkollor, nxënësit që humbin shkollën do të shpërndahen nëpër institucione të tjera arsimore, derisa objekti i tyre të rikonstruktohet.

“Për të tjerët do të duhet të bëhen riparime që në fillim të vitit shkollor nxënësit të priten në kushte të kënaqshme. Kthimi i të gjithë nxënësve në shkollë në fillim të vitit është prioriteti ynë absolut”, këmbënguli ministri.

Ndërkohë, në terren zbritën edhe ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire dhe ajo e Tregtisë, Olivia Grégoire. Në Essonne ata takuan  tregtarët nga Saint-Germain-les-Arpajon dhe Arpajon, duke përçuar dy mesazhe.

Së pari me vendosmëri, që autorët e këtyre akteve të pafalshme do të ndëshkohen dhe i dyti premtim për mbështetjen, veçanërisht financiare.

Një ndër masat që qeveria mund të marrë është anulimi i tarifave dhe taksave për bizneset e goditura rëndë nga trazirat.

“Ne mund të konsiderojmë heqjen e tarifave sociale dhe tatimore rast pas rasti për tregtarët më të prekur. Këshilltarët e daljes nga kriza do të aktivizohen në secilin departament”, tha ministri i Ekonomisë.

Edhe federata e kompanive të sigurimit u ka bërë thirrje anëtarëve të saj të ndihmojnë biznesin.

France Assureurs u bën thirrje anëtarëve të saj të “zvogëlojnë” zbritjet për “tregtarët e vegjël të pavarur më të goditur” nga dhuna urbane.

Gjithashtu i fton ata të zgjasin afatin e deklarimit të dëmeve në 30 ditë, krahasuar me 5 ditët e zakonshme, për të “përshpejtuar procesin e kompensimit” dhe për “lehtësimin e pagesës së depozitave për përballimin e situatave më të vështira”.

/f.stafa

Next Post
VIDEO+FOTOT/ Me çantë para fytyrës dhe kapele stil ‘69’, ja momenti kur Alma Kaçi del nga dyert e GJKKO

Videoskandali/ Alma Kaçi kërkon zbutjen e masës së sigurisë: Kam fëmijë të mitur dhe nënën e sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

August 8, 2026
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

August 8, 2026
Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

August 8, 2026
Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

August 8, 2026
Detaje tronditëse nga vrasja, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Zbulohet FOTO e viktimës, ende i panjohur motivi

Detaje tronditëse nga vrasja, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Zbulohet FOTO e viktimës, ende i panjohur motivi

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

August 8, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

August 8, 2026
Plagoset me armë një 33-vjeçar në Korçë, shkak sherri i çastit

EMRI/ Zbardhen detajet e vrasjes në Korçë, viktima ushtarak! Autori e ndoqi me kallash, pas krimit u arratis

August 8, 2026
Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

August 8, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

Monitorimi i trafikut rrugor / Do të aktivizohen kamerat, Rama apel drejtuesve: Respektoni rregullat

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com