Ousmane Dembélé pritet që brenda pak ditësh të zyrtarizohet si lojtari i ri i Barcelonës. Borussia Dortmund e ka mirëkuptuar lojtarin për faktin se do të luajë me yje si Lionel Messi dhe Andres Iniesta, kështu që pranon ta shesë, por jo pa negociuar për çmimin.
“Tuttomercatoweb” pretendon se ka zbuluar lojtarin i cili do ta zëvendësojë 20-vjeçarin në “Signal Iduna Park”. Ai quhet Iñaki Williams dhe luan tek Athletic Bilbao. 23-vjeçari mund të përdoret në çdo rol të mesfushës, në qendër dhe në krahë. Me baskët ai ka edhe katër vite kontratë dhe klauzola e tij e largimit është 50 milionë euro.
Pikërisht kjo shifër mund të jetë pengesa e kalimit të Williams-it në Bundesligë. Edhe Liverpool ka interes për të dhe, ndryshe nga Borussia Dortmund, anglezët janë në gjendje të shpenzojnë pa u menduar dy herë. /b.d