• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Demarkacioni/Një grup profesorësh kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e qeverisë

by Java News
20/12/2017 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi profesional-shkencor i përbërë nga profesorë dhe gjeodetë ka kërkuar llogari rreth procesit të demarkacionit të kufirit me Mali e Zi.Ky grup pjesë e të cilit janë: Ibrahim Ramadani, Qerim Kastrati, Tomor Çela, Hivzi Islami, Hazer Dana, Arsim Ejupi, Valbon Bytyqi, Ferim Gashi dhe Bajram Kafexholli, përmes një deklarate për media, ka vleresuar se për shkak të kësaj çështjeje vendi më pro-evroamerikan në botë ka mbetur më i izoluari dhe se ky është dëmi më i madh që po iu bëhet shqiptarëve të Kosovës, përcjell transmetuesi publik.

“Për këtë të keqe të përgjithshme dhe afatgjate të Kosovës, megjithatë më të përgjegjshëm duhet mbajtur dy kolegët tanë, të instrumentalizuar deri në skajshmëri, Shpejtim Bulliqin dhe Florim Isufin”.

“E keqpërdorën profesionin dhe shkencën dhe u vunë në funksion të agjendave të sajuara ditore të grupeve të interesit. Duke ngritur tezën se Kosova po humb territor në rripin kufitar me Malin e Zi, herë më se 150 km², herë më se 120, herë më se 80, pastaj më se 70 km² (!), ia futën flakën Kosovës dhe e minuan progresin e saj material, social dhe kulturor.

Të pavërtetën e parë për “humbje” të territorit e mbështetën në një hartë të APJ-së të vitit 1953, me bazë nga viti 1925 (para matjeve të para kadastrale të fillimit të viteve të 30-ta), të bërë për nevoja orientuese, operative të ushtrisë”.

” Mashtrimin e dytë që e përcollën ishte se në brezin kufitar të Kosovës me Malin e Zi ka “tokë të askujt” (terra nullius)! Mashtrimin e tretë që e lëshuan është se Mali i Zi nuk ka të dhëna kadastrale për pjesën lindore të saj, pra në Çakorr dhe Bjelluhë, që nuk është e vërtetë: ekzistojnë fletët poseduese, hartat e blloqeve kadastrale dhe lista e blloqeve kadastrale me numra kadastralë dhe emra të pronarëve ose trashëgimtarëve juridikë.

Duke mos ofruar asnjë akt valid juridik-administrativ veprimin e radhës që e ndërmorën, bashkë me një ambasador të kohës së komunizmit jugosllav dhe një folklorist, ishte “matja” e territorit të huaj, Malit të Zi, të cilin e nxorrën borxhli për 70 km² (!), duke e shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës, sepse nga rezoni shtetëror-diplomatik mund kuptohet si pretendim territorial”,thuhet mes tjerash në një shkrim të grupit në fjalë shpërndarë media.

Këta të fundit njëherit kërkojnë nga instancat përkatëse të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore dhe të Universitetit të Prishtinës së t’i shqyrtojnë sjelljet ndaj Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit, në përputhje me normat e etikës shkencore dhe ligjshmërinë për siç thonë ” arsye të keqpërdorimit të profesionit e shkencës dhe politizimit të skajshëm të tyre, për dëmet e shumëfishta që i kanë krijuar Kosovës dhe qytetarëve të saj, për tensionet e krijuara ndërshqiptare”.

“Kërkojmë nga profesorët e studentët që u goditën më së shumti me izolim, si dhe ekspertët e gjeoshkencave e të shkencave sociale-hapësinore dhe opinioni i gjerë që t’i gjykojnë veprimet e këtyre dy kolegëve.

Kërkojmë gjithashtu nga të gjitha nivelet përkatëse të drejtësisë që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre ndaj mashtruesëve dhe gënjeshtarëve për shqetësimet që i kanë krijuar në opinion deri te ‘lufta vëllavrasëse’ dhe për dëmet që i shkaktuan Kosovës dhe qytetarëve të saj në zhvillim, liberalizim të vizave e integrim dhe në perspektivën euroatlantike”, thuhet në deklaraten e grupit profesional-shkencor, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
DETAJET/ Arrestimi i ‘skifterëve’ shqiptarë, edhe mjetet e punës i kishin të vjedhura

Grabitet dyqani në Elbasan, autorët marrin një sasi celularësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com