• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demarkacioni rrezikon të fundosë qeverinë “Haradinaj”

by Java News
06/12/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qëndrimet krejtësisht të kundërta të partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, lidhur me çështjen e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë së Kosovës, të cilën e udhëheq kryeministri Ramush Haradinaj, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.Përderisa Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik brenda koalicionit qeverisës, ka shprehur qëndrimin se deputetët e saj do të votojnë në favor të ratifikimin të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë deklaruar se do të votojnë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se qëndrimet e kundërta të partnerëve të koalicionit qeverisës lidhur me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, do ta vënë në pikëpyetje të madhe vazhdimësinë e këtij koalicioni.

“Dallimet që janë në mes partnerëve të koalicionit, do të shprehen në votim. Ndërsa, interesi i partnerëve mbetet a do ta vazhdojnë bashkëqeverisjen apo jo. Një arsye është Demarkacioni ose shënjimi i vijës kufitare, por nuk është arsyeja kryesore. Mund të jetë vetëm shkasi”, tha Tahiri.

Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që në rast se Qeveria e kryeministrit Haradinaj nuk e tejkalon problemin e Demarkacionit me Malin e Zi, do ta ketë problem të madh moral që të vazhdojë qeverisjen.

“Një gjë duhet të jetë e qartë që çështja e Demarkacionit nuk mund të mbetet pezull. Pra, duhet të ketë zgjidhje apo alternativa. Nuk guxon Qeveria Haradinaj që të thotë ‘ne jemi kundër këtij formati të Demarkacionit’. Qeveria Haradinaj do të ketë probleme të mëdha edhe brenda koalicionit (qeverisës), por edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë, që ta arsyetojë vazhdimësinë e saj, nëse nuk ka ide se si të ballafaqohet me problemin e Demarkacionit”.

Në anën tjetër, vet kryeministri Haradinaj ka thënë ditë më parë se vota e tij do të jetë kundër ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Dallimet rreth kësaj çështje, kanë vazhduar edhe të martën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se çështja e kufirit me Malin e Zi, duhet të përfundojë.

“Lërini ato pallavra me maja të kodrave, të cilat janë… nuk dua të ndalem më aty. Jemi duke e dëmtuar një krijesë, e cila është shtet i pavarur dhe sovran, siç është Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Por, shefi i grupit parlamentar i Nismës për Kosovën, Sherif Bilalli, ka theksuar se deputetët e këtij subjekti politik, brenda koalicionit qeverisës, do të jenë kundër ratifikimit të marrëveshjes.

“Kanë qenë kundër Demarkacionit dhe vazhdojnë të jenë kundër këtij versioni. Nuk është fundi i botës”, ka thënë Sherifi.

Politologu Tahiri, vlerëson se Qeveria aktuale e vendit është në krizë, të cilën nuk do të mund ta kalojë.

“Debatet e ardhshme në Kuvend do të jenë shkak që njëri partner i koalicionit ta lëshojë koalicionin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Unë pres që pas shqyrtimit të Demarkacionit, në cilindo variant, kaloj ose jo, do të jetë në rend të ditës votëbesimi i Qeverisë”, thekson Tahiri.

Analisti Muhaxhiri vlerëson që partnerët e koalicionit qeverisës kanë gabuar, që në fillim të arritjes së marrëveshjes së tyre, që nuk e kanë pasur një ide për daljen nga nyja që ka krijuar çështja e Demarkacionit.

“Ky ka qenë një gabim i madh i tre liderëve, të PDK-së, AAK-së dhe Nismës, të cilët e kanë krijuar një koalicion qeverisës pa pasur vizion sesi ta zgjidhin problemin kryesor, i cili është si një lloj ‘pyke’ që në çdo moment mund ta çajë koalicionin qeverisës. Këtu ka qenë lëshimi dhe më nuk ka më asnjë arsyetim, sepse duhet të japin zgjidhje”, tha Muhaxhiri.

Qeveria e Kosovës tashmë e ka proceduar për në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, bashkë me të gjeturat e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit, përbërja e re e të cilit është emëruar nga Qeveria e kryeministrit Haradinaj, me në krye Shpëtim Bulliqin, pas shkarkimit të përbërjes së vjetër, të cilën e drejtonte Murat Meha.

ma.me

Next Post
Konsumimi i alkoolit shkakton kancer dhe dëmtim të mëlçisë

Shpenzimet për alkoolin, serbët ua kalojnë shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

June 25, 2026
Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

June 25, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

“Po bëni tradhëti!”, Bido nxjerr videon e kreut të MEGA-s greke që bën thirrje për mbështetjen e protestave

June 25, 2026
Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi para Kryeministrisë

Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi para Kryeministrisë

June 25, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

June 25, 2026
“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

June 25, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Bllokuan qarkullimin, procedohen penalisht 11 protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhajn

June 25, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

June 25, 2026
“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

June 25, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Më shumë hapësira publike dhe shërbime pa pagesë për pushuesit”, Rama publikon pamje nga Ksamili

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In