• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Demarkacioni/ PDK e LDK bisedime me deputetët për sigurimin e votave

by A R
03/09/2016 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy partitë në koalicionin qeverisës PDK-LDK, synojnë që përmes bisedimeve me grupet parlamentare dhe me deputetët e tyre të sigurojnë votat e mjaftueshme për miratimin e Demarkacionit, para se ajo të dërgohet sërish në Kuvendin e Kosovës.

Të enjten me kërkesë të kryeministrit, Isa Mustafa, miratimi i marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është hequr nga rendi i ditës në Kuvendin Kosovës.

Mustafa këtë e ka arsyetuar se nuk ka kushte për t’u votuar, pasi Lista Serbe që është pjesë e koalicionit, ka kushtëzuar votën për Demarkacionin, ndonëse kjo është mohuar nga përfaqësues të saj, duke thënë se ata nuk kanë marr pjesë në seancë për shkaqe sigurie.

Por, zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë për lajmi.net se Demarkacioni do të jetë shumë shpejtë në Kuvend, dhe do të zhvillohet diskutime me të gjitha grupet parlamentare dhe me deputetë, që të sigurohen votat e mjaftueshme para se kjo marrëveshje të dërgohet në Kuvend.

Bajram Gecaj

“Nuk do ta vonojmë këtë çështje por, u mbetet partnerëve të koalicion që të zhvillojnë negociata në mënyrë që kjo të vije sa më shpejt në Kuvend dhe të ketë votat e mjaftueshme”, ka thënë Gecaj.

Ai ka thënë se marrëveshja nuk do të rinegociohet, pasi është miratuar nga Qeveria dhe do t’i dërgohet prapë në formën e ligjit Kuvendit të Kosovës.

Edhe nënkryetari i PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili të premten për lajmi.net ka pranuar se në seancën e 1 shtatorit koalicioni nuk i kishte votat e mjaftueshme, është shprehur se duhet të zhvillohen bisedime me partitë në Kuvend që të sigurohen votat për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

“Varianti i parë i mundshëm është që të punojnë partitë nëse duan që ti kenë votat për ta miratuar Demarkacionin”, kishte deklaruar Haliti.

Xhavit Haliti

Heqja nga rendi i ditës i miratimit të demarkacionit me Malin e Zi nga ana e Qeverisë, për partitë opozitare ishte fitore e tyre dhe dështim i ekzekutivit./lajmi.net/a.m.

Next Post
Shenjtërimi i Nënë Terezës, grupi italian i kushton këngë (VIDEO)

Disa shënime të rëndësishme biografike mbi jetën e Nënë Terezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In