Subjektet opozitare nuk e pranojnë propozimin e presidentes Atifete Jahjaga për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, pa u përmbushur disa kushte. Më kryesori është zhvlerësimi i punës së Komisionit shtetëror për të njëjtën çështje, shkruan Koha Ditore.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është parti opozitare që më së zëshmi e ka problematizuar kufirin e dakorduar midis autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi.
Në këtë subjekt politik e kanë mirëpritur iniciativën e Jahjagës dhe kanë shprehur domosdonë për t’u korrigjuar demarkacioni dhe për t’u mbyllur kjo temë. Kjo, sipas AAK-së, është edhe në interes të Kosovës e edhe të Malit të Zi.









