• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Demarkacioni, një kriter i BE-së për të testuar Kosovën

by Java News
09/12/2017 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, vazhdon të mbetet një prej dy kritereve të fundit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, Demarkacioni i kufirit, është kriter të cilin Bashkimi Evropian ia ka vendosur vetëm Kosovës, në procesin integrues të saj, përkatësisht për liberalizim vizash, vlerësojnë njohësit e të drejtës ndërkombëtare dhe të asaj evropiane.

Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi integrues në Bashkimin Evropian, nuk është i pandryshueshëm në vënien e kritereve.

Sipas tij, ky proces i adapton rrethanat e reja dhe i merr parasysh ndryshimet eventuale që ndodhin në Bashkimin Evropian dhe në shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në këtë dritë, siç thotë ai, i është vënë Kosovës kriteri i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sepse Kosova është shtet i ri dhe me kufij të padefinuar tërësisht.
“Varet se me çfarë dioptrie e shohim.

Nëse e krahasojmë me proceset integruese të vendeve tjera, atëherë, normalisht që duket i padrejtë, sepse për herë të parë BE-ja po vendos këso kushtesh për shtete, në fazën në të cilën është Kosova.

Por, nëse marrim parasysh procesin e gjithëmbarshëm, atëherë mendoj që nuk është edhe i padrejtë, për faktin që, nëse jo në këtë fazë, sigurisht që çështja e Demarkacionit dhe përcaktimit të saktë të kufijve, do t’i vendosej Kosovës në një fazë tjetër, për ç’gjë Kosova do të përballej përsëri me vështirësitë me të cilat aktualisht është duke u ballafaquar”, thotë Hoti.

Profesori i të Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e vlerëson kontradiktor kriterin e Bashkimit Evropian, sepse një kriter i tillë nuk i është vënë asnjë vendi të Ballkanit. Për më tepër, siç thotë ai, vija kufitare e Kosovës me Malin e Zi, nuk është vija më e gjatë, por ajo me Serbinë.

“Mbi të gjitha, për çështjen e Demarkacionit të kufirit me Serbinë, nuk i është vendosur Kosovës asnjë kontekst kohor deri më tash. E mbi të gjitha, është Serbia, por edhe Bashkimi Evropian, që nuk e njohin këtë kufi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kufi ndërshtetërorë, por si kufi apo si vijë administrative. E kjo vijë kufitare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vija më e gjatë kufitare”, shprehet Mazreku.

Por, a kanë ndikim zhvillimet rajonale në vendosjen e ndonjë kriteri të caktuar nga Bashkimi Evropian për vendet që aspirojnë integrimet evropiane?

Profesor Hoti, thotë se ndikimi i zhvillimeve rajonale është i pashmangshëm në procesin integrues të cilitdo vend, përfshirë edhe Kosovën.
“Për më shumë, është edhe kusht formal i Konventës së Kopenhagës, e cila parasheh tre kushte: kriterin politik, ekonomik dhe atë ligjor. Mbi bazën e kriterit të parë, ku flitet për sundimin e ligjit, ku flitet për shtetin e së drejtës, është i përcaktuar edhe bashkëpunimi rajonal dhe stabiliteti rajonal. Mbi këtë bazë, mendoj që zhvillimet rajonale kanë ndikim të domosdoshëm në këtë proces”, vlerëson Hoti.

Megjithatë, profesor Mazreku shpreh mendimin se arsyeja pse vendosen kriteret shtesë nga Bashkimi Evropian, në këtë rast, për liberalizimin e vizave për Kosovën, është pasojë e deficitit të vendimmarrjes politike brenda Bashkimit Evropian, si rezultat i pesë mosnjohjeve nga ana e pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Duke pasur parasysh këtë problematikë për Kosovën, çështjen e pesë mosnjohjeve, vendosen kritere, të cilat mund apo edhe shkaktojnë vonesa në përmbushjen e tyre. Rrjedhimisht, Bashkimi Evropian e shfajëson veten, themi kushtimisht, si rezultat i deficitit, brenda vet Bashkimit Evropian, të kapacitetit vendimmarrës politik sa i përket rastit të Kosovës. Kjo, sepse Kosova ende, fatkeqësisht, vazhdon të mbetet çështje e hapur dhe e pambyllur nga Bashkimi Evropian, për faktin se BE-ja ende ka qëndrim neutral në raport me statusin e Kosovës”, thotë Mazreku.

Sidoqoftë, çështja e ratifikimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me malin e Zi, mbetet nyje politike, e cila tash e dy vjet ka mbetur e pazgjidhur, për shkak të kundërshtimeve fillimisht të partive opozitare në mandatin e kaluar legjislativ. Kundërshtimet e tilla vazhdojnë edhe në mandatin aktual legjislativ, ndërmjet subjekteve politike parlamentare, qoftë brenda pushtetit, qoftë brenda opozitës (REL). (b.an)

Next Post
Ronaldo insiston për 7 fëmijë dhe 7 Topa të Artë

Ronaldo insiston për 7 fëmijë dhe 7 Topa të Artë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In