• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Demarkacioni me Malin e Zi/ Jahjaga ngre Komision Ndërkombëtar ad hoc

by A R
15/03/2016 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot nënshkroi vendimin për themelimin e komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, që do të vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, bëri të ditur përmes një njoftimi zyra për informim e Presidencës.

Ky komision vlerësues, që fillon sot punën, është i përbërë nga tre ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe. Këta ekspertë në javët në vijim do të bisedojnë me të gjithë akterët politikë dhe institucionalë për procesin e demarkacionit, do të shqyrtojnë dokumentacionin dhe do të zhvillojnë vizita në terren për të krijuar një pasqyrë të qartë për rrjedhën e këtij procesi. Puna e ekspertëve do të përmbyllet me vlerësimin e procesit të demarkacionit dhe procedurave që janë ndjekur në atë rast, transmeton Koha.net. Vlerësimi do t’i dorëzohet presidentes Jahjaga, pranë Zyrës së të cilës vendoset ky komision.

Komisioni vlerësues themelohet me iniciativën e presidentes Jahjaga, pas shqetësimeve të ngritura rreth marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për vendosjen e kufirit shtetëror.

Presidentja Jahjaga ju bën thirrje të gjitha subjekteve politike, institucioneve dhe qytetarëve, të bashkëpunojnë me ekspertët ndërkombëtarë, për t’i mundësuar komisionit një vlerësim të saktë dhe gjithëpërfshirës të procesit të demarkacionit.

Anëtarët e Komisionit:

Z. Fletcher M. Burton, diplomat i lartë amerikan në pension, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Ballkan. Pozita e tij e fundit ka qenë ambasador dhe shef i Misionit të OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve 2011 deri në vitin 2014. Ai është angazhuar në Kosovë prej mesit të viteve 1990. Ai ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd në vitin 1998 dhe ka shërbyer si zëvendësshef i Zyrës së SHBA-së në Prishtinë gjatë 2001 dhe 2002. Në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai ka qenë pjesë e ekipit shumëkombësh që themeloi Zyrën Civile Ndërkombëtare, ku ai më pas shërbeu si Zëvendës Përfaqësues Civil Ndërkombëtar nga 2008-10. Në vitin 2009, z. Burton ka mbikëqyrur përpjekjet për përcaktimin e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë. Z. Burton ka përfunduar studimet universitare nga Amherst College dhe studimet postdiplomike në Universitetin Princeton, si dhe ka studiuar me Fulbright në Gjermani.

Dr. Ing. Herbert Wilmes është shtetas gjerman. Ai ka diplomë universitare në gjeodezi, doktoraturë në gjeodezi nga Universiteti i Bonit dhe është vlerësues i hartave topografike. Z. Wilmes ka punuar si ndihmës ligjërues në Institutin për Gjeodezi Teorike në Universitetin e Bonit (1976-1982), si shkencëtar kërkimor në Institutin e Kërkimeve Gjeodezike Gjermane (DGFI) në Mynih dhe më pas në Agjencinë Federale për Hartografi dhe Gjeodezi në Frankfurt. Nga viti 1998-2015 ka shërbyer si anëtar i komisioneve të përhershme të kufijve me shtetet fqinje Austrinë, Republikën Çeke, Holandën dhe Poloninë si dhe si këshilltar teknik në çështje vlerësuese për kufijtë me Belgjikën, Luksemburgun, Francën, Zvicrën dhe Danimarkën. Në korrik të vitit 2015 është pensionuar nga shërbimi aktiv.

Z. Fred Newton ka shërbyer për 25 vjet në policinë e porteve dhe të kufijve tokësorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të botës. Ai ka qenë përgjegjës dhe zyrtar kryesor që në emër të Komitetit të Shoqatës së Shefave të Policisë dhe të Komitetit Këshillues ka koordinuar masat kundër terrorizmit në portet dhe kufijtë tokësorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ai po ashtu ka qenë anëtar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kryeministrit britanik, dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Aviacionit dhe Sigurisë Detare. Ai ka këshilluar rregullisht qeveritë e vendeve të ndryshme për sigurinë dhe menaxhimin e integruar të kufijve. Newton është i njohur si ekspert evropian për menaxhimin e kufijve dhe ka punuar me Komisionin Evropian në këto çështje. Ai ka hartuar memorandume të mirëkuptimit për bashkëpunimin ndërkombëtar në menaxhimin e kufijve.

Next Post

Fotot/ Gjokset e Chantelle "shpërthejnë" dekoltenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In