• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi, në një kthesë të papritur

by Myslim Pashaj
28/09/2017 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Myslim Pasha*

Kryeministri i Shqipërisë, në konferencën për shtyp me kryeminisitrin e Kosovës, Haradinaj, shkrepëtiu me lehtësi dhe pa asnjë emocion të veçantë,  kur papritmas, ai shtjelli  vijën e  Demarkacionit të Malit të Zi me Republikën e Kosovës,  në një lëvizje politike asfiksuese, për opinionin shqiptar.

Ai i tha homologut që të tërhiqet nga pozicioni i tij.

Mesa duket u dha orjentimi politik e diplomatik që vija të lundrojë tek koordinatat e gënjeshtërta antikombëtare, që i janë vënë si kusht Kosovës.

 Kjo ishte e papritura e madhe.

Kur përfytyrohej se gjithçka  do t’i lihej në dorë Institucioneve Studimore, në  përqasje e të dy drejtimeve të cilat kundërshtojnë njëritjetrin,  vjen kjo rrufe e Kryeminstrit, kur sipas mendimit tonë nuk kanë  shterruar mundësitë e tjera.

Kësilloj, vija ndarëse kufitare me Malin e Zi, bëhet vija zotëruese  e fatit të nesërm të Kosovës.

 Një vijë e gënjeshtërt si ajo që është projektuar dhe firmosur, e bën Kosovën të jetë e drejtë. Një vijë e ndryshuar tek gjeopozicionimi i vërtetë shkencor gjeohistorik e bën Kosovën të padrejtë, ndaj i mbyllen dyert për në Europë.

Pra e pret ndëshkimi !

Kosovës pra, i është vënë  kushti hapësinor për kufirin me Malin e Zi sikundër Shqipëria  e perfytyruar me kusht për Kufrin detar me Greqinë.

Ky është absurdi – gijotinë mbi qafën e Kombit, të cilat po dalin sheshit në fillim të shekullit të XXI. Kjo vijë ndarëse, është bërë si ai litari i varur që pret në trekëmbësh, qoftëlarg !

Pavarësisht se në cilën opitkë u vështrua dhe u përcaktua, fajtorët janë është brenda vedit…grupi qeveritar vijon të mbetet  grup politik, dhe pena e orjentimi i tyre shënoi dhe firmosi një akt të pashëmbullt vetasgjësues, për të çuar në vend amanetat e Ahtisarit, që  hapi lirshëm përvijimin e koordinanave pushtuese hartografike të Sërbisë së Dikurshme dhe të Malit të Zit ë sotëm.

Një betejë e ashpër, ka ndodhur dhe po ndodh në Kosovë si në sferën e ndeshjes politike kapitulluese ashtu dhe asaj profesionale dhe studimore, që në një pjesë të saj  është ndikuar dhe diktuar.

Bashkësia studimore gjeohartografike, kadastrale, historike, e trashëgimisë etnike dhe  kulturore në fushë të gjeoshkencave është bërë arenë  e fakteve dhe dokumenteve autetentikë për gravitetin e vërtetë të kësaj vije.

Pse vallë të mos të inkurajohej ballafaqimi studimor për të eleminuar instrumentet politikë që përmbysin syresh, fate hapësirash,  dinjitete  dhe integritete kombëtare që nëpërkëmben !?

Kosova nuk mund të ndëshkohet kësilloj.

Ajo nuk mund të shkoj në Europë ashtu, cung.

Bash kjo, duhet të ishte hapësira vizatimore dhe pozicionuese e kësaj ndarjeje për ta fshirë me argumente atë vijë vetndëshkuese.

Trysnija ndërkombëtare edhe pse nuk u përmend nga Kryeministri i Shqipërisë siç duket përmjet  tij e ka gjetur shtegun e veprimit realizues të saj.

Ngjashmëria e asaj që ndodhi me Paktin Detar me Greqinë, na sjell përfytyrimin e dy pikave uji. Një binom, ku përqaset  shpërfillja kokëulje dhe inferioriteti i pranishëm tek Institucionet studimore të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ajo vijë nuk mund të jetësohet kurrë !

Kosova duhet të shkojë drejt vetvetes!

*Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Next Post
Ja shorti i Copa del Rey

Ja shorti i Copa del Rey

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com