• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

DEMARKACIONI/ Çfarë do të ndodhë më 1 Shtator në Kosovë?!

by Java News
31/08/2016 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Vetë kosovarët janë shumë konfuzë për t’iu përgjigjur kësaj pyetje. De jure, të gjithë janë kundër dhunës, por de facto pretendojnë se do ketë dhunë dhe provokime të dyanshme. Në orët e fundit, madje është thënë nga policia se nuk ka leje për protestë nesër. Kjo ka bërë që të vijojnë akuzat: Maxhoranca e vendos gishtin e fajtorit tek Vetëvendosja, kurse kjo e fundit tek vija e qeverisë dhe parashikon provokimet e policisë. Kjo e fundit, pak orë më parë, ka arrestuar disa anëtarë të Vetëvendosjes madje u ka gjetur edhe armë në shtëpi, që tashmë kanë dalë se u përkasin familjarëve të tyre!

Lajmi i mirë për qeverinë është se Opozita në këtë protestë është e ndarë dhe ndërsa Vetëvendosja ka vendosur të lëshojë të gjithë bateritë e saj në këtë protestë, AAK-ja dhe Nisma e kundrojnë nga larg, edhe pse mbesin tejet kundërshtuese për Demarkacionin.

Protesta që do të fillojë më 11.00, pritet të jetë në formë paqësore, por liderët e Vetëvendosjes kanë paralajmëruar se do bëjnë çmos, që të mos e lejojnë votimin për Demarkacionin, çka do të thotë se tremben nga numrat që ka qeveria, por edhe se do bëjnë trazira në parlament. Që të kalojë miratimi i Demarkacionit në parlamentin kosovar duhen 80 vota, ndërkohë që koalicioni qeverisës i ka 90 deputetë. Ka disa njoftime nga individë të veçantë të dy partive kryesore në vend që nuk do të votojnë por numri i tyre nesër do të tregojë realisht sesa Kosova do të jenë në gjendje të përballë këtë realitet. Ata që e kundërshtojnë tashmë Demarkacionin janë të shumtë nga shtresat sociale dhe për fat të keq të qeverisë janë dhe anëtarë të parlamentit nga dy partitë kryesore drejtuese, PDK-ja dhe LDK-ja.

Nga mënyra sesi janë shprehur njerëzit e Vetëvendosjes se do ketë provokime dhe se ata vazhdimisht gjenden në këtë realitet, atëherë duhet të presim rrëmujë. Vetëvendosja pretendon bllokim paqësor, por kjo është e pamundur po të dëgjosh premtimet e krerëve të Kosovës, që janë të bindur se nesër lajnë duart me Demarkacionin. Që do të thotë votim i siguruar: Pro.

Ndërkohë i gjithë faktori ndërkombëtar në Kosovë është investuar për votimin e Demarkacionit, shtuar këtu me të gjitha vizitat e nivelit të lartë të ardhur në ditët e fundit. Votimi për demarkacionin dhe pak më vonë për Asosiacionin do t’i hapë udhë Kosovës për viza. Një element që s’është aspak i vërtetë, sipas Reuters, pasi edhe pse aleatët perëndimorë i kanë thënë Kosovës se qartësimi i kufijve me fqinjët që ishin pjesë të ish-Jugosllavisë, përfshirë Malin e Zi, është parakusht për aderimin me Bashkimin Evropian, në veçanti marrjen e liberalizimit të vizave, vëmendja e sotme ka rrëshqitur drejt Gjeorgjisë dhe Turqisë.

Një gjë disi periferike, e cila mund ta ndihë për zhvillimin e votimit maxhorancën, është se dy forcat e opozitës AAK-ja dhe Nisma për Kosovën kanë thënë se kundërshtimin e tyre për Demarkacionin do të shprehin me vota dhe vetëm në Kuvend, por jo edhe në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, çka e dobëson disi protestën.

Ndërkohë, megjithë argumentet e njerëzve të shkencës, autoriteti politik kosovar nuk i ka marrë ato parasysh fare ose më keq akoma i ka futur në hulli politike. Tryeza e pak ditëve më parë, që mblodhi të gjithë faktorët e Demarkacionit, përfundoi në turp dhe me mosmarrëveshje edhe më të mëdha sesa ishin më parë palët.

Por, ndërsa Kosova ka probleme shumë më të mëdha se Demarkacioni, e gjithë dita e nesërme do të jetë pasqyrë e asaj që do të ndodhë në Kosovë në ditët në vazhdim. Për hir të së vërtetës, prognoza nuk është aspak e mirë dhe kjo përbën trishtimin më të madh, për një vend kaq të ri dhe që nuk e gjen dot më konsensusin për asgjë.

Demarkacioni shumë mirë dhe mund të shtyhej, ashtu si këtë problem e mbartin ende i disa vendeve ballkanase mesveti prej vitesh, pa cenuar integritetin e vendit. (Javanews)

Next Post
Mooooos, Zana Çela prapë drejtoreshë?!

Mooooos, Zana Çela prapë drejtoreshë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In