Një ngjarje e rëndë aksidentale ka ndodhur në Delvinë.
Në një pus nafte ka ndodhur një shpërthim nga rrjedhja e gazit. Për pasojë, u plagos punëtori i pusit.
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte, teksa punëtori po punonte në rafineri.
Raportohet se punëtori emri i të cilit nuk bëhet me dije është hedhur disa metra larg nga forca shtytëse.
Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Sarandës. /a.m.