Një bari 34-vjeçar është gjetur sot i pajetë nga policia në malin e Pigadhës në Delvinë. Viktima është shtetasi E.Nora. Dyshimet e para janë që 34-vjeçari të jetë vrarë me armë.
Megjithatë, nuk përjashtohet edhe pista e vetëvrasjes. Sipas policisë, 34-vjeçari punonte bari me lopë në këtë zonë.
Zona ku është gjetur viktima ndodhet larg shtëpive të banuara të fshatit, ndërsa trupi i pajetë është konstatuar nga banorë të zonës.









