Policia e Delvinës ka arrestuar një 67 vjeçare për armëmbatje pa leje. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia lokale ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarës dhe ka arritur të ndalojë një pistoletë dhe municione.
Pas kontrollit është ndaluar Trëndafile Nikolla, në lagjen “Lejla Malo”, të cilës janë gjetur një pistoletë, 5 fishekë dhe 2 krehëra.
Pas arrestimit të 67 vjeçares, pistoleta dhe municionet janë sekuestruar në cilësine e provës materiale.