• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Delta/ Zëri i Amerikës shkruan për situatën aktuale në vendin tonë, çfarë ka ndodhur javën e fundit

by
17/08/2021 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, java e fundit (10-16 Gusht) shënoi një tjetër përkeqësim të shpejtë të situatës së pandemisë së koronavirusit, me një shumëfishim të rasteve, vdekjeve dhe shtim të ndjeshëm të pacietëve në spital, si pasojë e qarkullimit të variantit Delta.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, të infektuarit rishtazi u rritën me 161 përqind, krahasuar me javën e kaluar (3-9 Gusht), duke u ngjitur në 2164 raste, ose 1329 më shumë. Bëhet fjalë për kuotën më të lartë që pas javës së parë të muajit Prill. Mesatarja ditore arriti në 309 të prekur. Dita me më shumë raste ishte e shtuna, me 410 të infektuar.

Numri i të prekurve vetëm gjatë 7 ditëve të fundit, ja kalon totalit të tre muajve të fundit (Qershor-Korrik-Maj) të marrë së bashku, kur numëroheshin 1936 raste.

Rritje të dukshme pësoi dhe pozitiviteti, raporti mes rasteve të reja dhe testimeve, i cili u ngjit në kuotën e 6.7 përqind nga 3.1 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Rastet aktive po ashtu shënuan një rritje të shpejtë nga 1092 të tilla në 9 gusht, në 2981 të hënën, 16 gusht.

Gjatë javës së kaluar, edhe vdekjet u dyfishuan. Nga tre viktima në javën pararendëse, ato arritën në 6, të gjitha në katër ditët e fundit. Një 54 vjeçar nga Tirana humbi jetën të hënën, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në Spitalin Infektiv ku trajtohen të sëmurët që kërkojnë trajtim të specializuar, numri i pacientëve arriti në 47, nga 30 që ishin të hënën, më 9 gusht.

Autoritetet duket se ende nuk kanë në plan për të ashpërsuar masat kufizuese, ndërkohë që ato në fuqi, veçanërisht detyrimi i mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura shpërfillet haptazi, dhe vetë institucionet që kanë për detyrë të ndjekin zbatimin e masave, nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të kërkuar respektimin e një detyrimi ligjor.

Thirrjet janë përqëndruar kryesisht në nevojën e vaksinimit, ndërsa prej fillimit të gushtit ka nisur muaji i hapur për të gjitha moshta mbi 18 vjeç. Në gjysmën e parë të gushtit janë kryer më shumë se 122 mijë doza. Në total, deri më 15 gusht, sipas të dhënave zyrtare, kanë kryer vaksinën afro 26.7 përqind e popullatës, nga e cila 20.3 përqind ose pa më shumë se 570 mijë qytetarë të dyja dozat, ndërsa pjesa tjetër 6.4 përqind (afro 181 mijë qytetarë) vetëm një dozë.

/b.h

Next Post
VIDEO: Publikohen pamje të rënda, talebani qëllon pa mëshirë me kallash mbi qytetarin

VIDEO: Publikohen pamje të rënda, talebani qëllon pa mëshirë me kallash mbi qytetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In