• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deliri për një të keqe që mund t’i ndodhë popullit tënd… nuk është poshtërsi, por krim!

by Anri Bala
18/04/2019 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anri Bala

Tam-tame pa fund, gëzim, hare, delir deri në ekstazë… duke e shoqëruar me sharje, fyerje e kërcënim dhe lajmi i kobshëm si “dhuratë” e ardhur nga Zoti, për të gjetur fajtor nga dashnoret dhe dashnorët ””populist” shqiptarë. U ndjeva i frikësuar sinqerisht me seriozitetin e tyre dhe me mllefin e madh, që i’u kishte mbushur mendjen dhe zemrat, për të gjetur diçka që të trimëroheshin… një fatkeqësi për kombin e përkthyer gabimisht dhe kriminalisht si gëzim nga “kombdashësit”… antishqiptarë!

Hollanda kërkon rikthimin e vizave… ne ua hoqëm… Rama po i’ua vendos… ne do i’u bëjmë të lumtur, sepse do i’u punsojmë dhe rregullojmë në shtëpitë tuaja… në Shqipëri. Në Efsel shkoftë Hollanda, ne jemi e ardhmja juaj ju jeni… Kur i’u dëgjova ju, sepse më doli qejfit vetja, mendova se sa i verbër paskam qenë, se si nuk i kisha parë të mirat e këtyre krijesave engjëllore në 8 vjet pushtet. Ik mor qorr i thashë vetes, që nuk shikon as sarajet e këtyre engjëjve, që i kanë ndërtuar për ty në Lalëz, ish-Bllok, Holandë, Amerikë, resortet në çdo plazh dhe mal… për ju i kanë ndërtuar, për varfërinë dhe të vobektit. Për vete asnjë para “kallp”, por dollarë, diamante, byzylyk, ar, mace dhe zagar, që t’i ruajnë e t’i rruajnë, sepse “ju” nuk i’u duhen.

E shava dhe e mallkova veten për budallallikun që kisha bërë, duke i anatemuar “padrejtësisht” duke i dënuar me votën e “vjedhur”, që e hodha vet. Hë mor i “prap” e shikon çfarë humbe… dajakun si zagarë, megjithëse ishe gazetar, plumbin pas qafe në protestë, megjithëse ishe qytetar dhe më të rëndësishmen, drejtësinë, që të nderonte duke të thirrur zoti Kriminel, sa herë që fërkoje gishtat e dorës së lagur me pështymë dhe të lyer me gjak.

Lëre pastaj kur dritat i vidhje e i lidhje si të donte qejfi, e me to ngroheshe me sustën e krevatit për rezistencë, sepse pa lekë ishte edhe energjia, por edhe hajdutëria padënim, e këtë besoj nuk e ke harruar. Po tokat, shtëpitë, e katanditë, që i bëje ku të donte qejfi dhe askush nuk të thoshte plaç… mjaftonte të kishe një flamur partie dhe një tabelë: Tokë e xanun! Lëre pastaj sa lehtë ishte të bëje biznes, njëherë ta fuste shteti dhe njëherë i’a fusje ti e në fund e hante ai që vinte i fundit… qeveria pasardhëse. Por kur mu kujtuan gjithë këto, erdha në vete shpejt, e thashë se shpëtova nga ëndërra e keqe i këtij produkti politik, por nuk qenka e thënë.

Ata janë aty deri në flijim, vetmohim, inkastrim, shterpëzim dhe dënim… Ky ishte produkt “Made in demo-komunist”, që mund ta prodhojnë të majtët ekstremistë të Monikës me të djathtët hibrid të Bashës. Mu kujtua mirë, se sa vlera ka ky mutacion, tamam sikur të kryqëzohej gjarpri me iriqin dhe të lindte një qenie helmuese me gjemba shpuese, që askush nuk mund ta eleminonte, deri kur të na “bekonte” të gjithëve… me vrerin e saj. Pas vrerit që na hodhën për të na trembur dhe frikësuar, ata besojnë se jemi një e të pandarë… na bashkon halli. Jam i bindur se ky gëzim, kjo hare është një devijim psiqik i rëndë, që mund tu ndodhi vetëm atyre që e dinë që i pret një fund i hidhur dhe nuk kanë çfarë humbasin, sepse halli jonë nuk ka asnjë lidhje me hallin e tyre.

Të gëzosh, se dikush mund të plagoset dhe ai dikushi është populli yt dhe këtë ta reklamosh si keqardhje, nuk është poshtërsi… por krim. Ne e dimë mirë, që ju nuk i’u duhen vizat, se jeni integruar dhe shtetëzuar familjarisht… si europian, me passaporta, banka dhe moral. Por, jeni vërtetë për tu admiruar për urrejtjen që keni ndaj nesh. Ne nuk e dimë t’iu kemi bërë keq, e nëse vazhdoni të talleni si të keqardhur duke pritur që me fatkeqësinë tonë do të ndërtoni lumturinë tuaj, gaboni rëndë, sepse vlerësoni veten me hijen që lëshoni! Ne do tu dënojmë ashtu siç dënohet një vrasës… me besë gjarpri! Mbajeni mend!

/Ekskluzive.al

Next Post
Internet falas te Liqeni, Veliaj: Nisma të tilla do t’i shpërndajmë në të gjithë qytetin

Internet falas te Liqeni, Veliaj: Nisma të tilla do t’i shpërndajmë në të gjithë qytetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In