• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deliret e ditës së lirisë së medias!

by Artan Fuga
06/05/2026 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Të jesh gazetar nuk do të thotë se automatikisht e di se cili është roli i medias në shoqëri.
Sikurse të jesh pedagog nuk do të thotë të kesh përfytyrim të saktë për sistemin shkollor dhe veset e tij, apo sepse je mjek i mirë, ke kuptim të saktë mbi sistemin shëndetësor. Mund të jesh shofer i mirë, por nuk do të thotë se di se si menaxhohen rrugët.

E them këtë sepse dëgjoj ndonjë analist-gazetar, lëre të tjerë, që flasin për modelin e medias. Një vetëvlerësim gati narcisik.

Unë dyshoj fot se janë mbeturina të një përqasjeje utopike dhe propagandistike që disa evangjelistë sollën te ne për median në vitet ’90 dhe deri në mesin e viteve 2000, çka nuk kishte të bënte as me realitetin as me modelin e përgjithshëm.

Media si watch dog i demokracisë!

Ku e gjetën këtë përkufizim? Media luan rol të madh por ruajtësi i demokracisë është qytetari, jo media!

Si thonë deputetët se Kuvendi është tempulli i demokracisë! Posiiiii! Pasnesër! Plot djaj brenda!

Si kanë thënë studjuesit e medias, ta zemë Robert Merton : Funksioni kryesor i medias është të riprodhojë kulturën sunduese! Dhe të tjerë!
Lëre demokracinë! Të gjithë ashtu thonë. Edhe kullat prandaj i ndërtojnë! T’i shërbejnë demokracisë. Edhe trafiqet, edhe korrupsionin! Në të mirë të demokracisë!

Nuk doni një media kapitaliste? – pyet Walter Lippman? Ju duket e padenjë dhe me kufizime? Edhe mua më shumë se ju!

Por çfarë doni? Një media komuniste? Kujtoni se ajo nuk censuron?

Apo doni një media në pronësi të gazetarëve? Shumë mirë! Por, me çfarë investimesh do të mbahet? Me subvencione shtetrore? Nuk do varet nga shteti? Me reklama? Nuk do të varet nga reklamuesit?

Kujtoni se media me pronarë gazetarët nuk censuron? Of, si dreqi!

Apo do të financohet nga publiku? Nga cili publik sepse segmentet e tij janë në konflikt me njeri tjetrin!

Prandaj vulos Lippman duke thënë se ju nuk do të gjeni asnjëherë një model të përkryer mediash, nuk keni përse ja lëshoni detyrat tuaja qytetare as medias, as intelektualëve, sado të vlertë!
Kujtoni se media opozitare është objektive? Të shkrihesh së qeshuri!

Bëj shaka ta kritikosh opozitën, të rrjep! Mbron çdo gomarllik të çdo opozitari si lulemosmëprek, ulur në paga mujore pashallarësh!

Media nuk është pushteti i katërt, sikurse e përkthejnë gabim, por një formë e katërt e organizimit shoqëror, që bën aq sa mund të bëjë për demokracinë, por jo gjithçka, e cila edhe ajo ka nevojë të kontrollohet nga qytetarët, duhet të mbrohesh nga media, sikurse të përfitosh nga potenciali i saj!

Por, kush kërkon një media të përsosur – thotë Lippman – që ta informojë objektivisht, do të zhgënjehet gjithë kohës.

Zaten deliret më të mëdha për median i dëgjoj çdo vit në 3 maj, kur shënjohet dita e lirisë së medias!

Më duket sikur është dita e poezisë!

Next Post
Lefter Maliqi i drejtohet KQZ-së: Hiqini mandatin ‘Hajdarit të Kuçovës‘

Lefter Maliqi i drejtohet KQZ-së: Hiqini mandatin ‘Hajdarit të Kuçovës‘

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Financoi dasmën e Trump Jr., kush është miliarderi rus Umar Kremlev! Nga “Ujqërit e natës”, te lidhjet me Putinin

Financoi dasmën e Trump Jr., kush është miliarderi rus Umar Kremlev! Nga “Ujqërit e natës”, te lidhjet me Putinin

October 3, 2026
Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

October 3, 2026
Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

October 3, 2026
Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

October 3, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: SPAK, korrupsioni, reagimi i Ramës

October 3, 2026
Përshkallëzohen protestat e të rinjve, Franca në kaos! 1747 të arrestuar vetëm ditën e djeshme!

Përshkallëzohen protestat e të rinjve, Franca në kaos! 1747 të arrestuar vetëm ditën e djeshme!

October 3, 2026
Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

October 3, 2026
Betejë me flakët gjatë gjithë natës, vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Peqin! Aksion nga ajri e toka, u rrezikuan edhe banesat!

Betejë me flakët gjatë gjithë natës, vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Peqin! Aksion nga ajri e toka, u rrezikuan edhe banesat!

October 3, 2026
“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com