• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Delfini” i Bashës, Salianji: E kemi prioritet partneritetin me SHBA por për Berishën ata s’kanë prova, le të na tregojnë një të vetme

by Java News
01/07/2021 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike dhe i mbiquajturi “delfini” i Bashës, Ervin Salianji thotë se PD ka mbajtur qëndrim parimor lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për Euronews Albania, ai tha se “partneriteti me SHBA” është “prioritet absolut për PD”.

I pyetur lidhur me takimin e mbajtur mes zv. ndihmës Sekretarit të DASH, Philip Reeker dhe Lulzim Bashës ku zyrtari amerikan është shprehur se qëllimi i vizitës është lufta kundër korrupsionit por edhe përcaktimet “non grata” nga ana e SHBA dhe nëse ka pasur kërkesë për të përjashtuar Berisha nga grupi i PD.

“Qëndrimi i PD, është një qëndrim i qartë. Partneriteti strategjik me SHBA dhe thellimi i këtij partneriteti është prioritet absolut i PD dhe takimi i djeshëm pa diskutim që të tregon dhe vëmendjen e SHBA ndaj PD dhe si një nga partnerët më të besueshëm të SHBA”, deklaroi deputeti i zgjedhur i PD.

Pyetjes nëse PD do të mbajë të njëjtin standard siç ka vepruar në rastet kur SHBA ka shpallur persona “non grata” ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe deputetin, Tom Doshi, z. Salianji tha se për rastin e Dakos dhe Doshit janë paraqitur prova dhe ndaj janë kërkuar prova dhe për Berishën.

“Siç edhe kemi dëgjuar nga qëndrimi publik i ambasadores ka pasur të dhëna konkrete të çuar në prokurori për rastet në fjalë. Të njëjtin standard kemi kërkuar ashtu siç ka kërkuar edhe vete ish-kryeministri, ka kërkuar prova, ashtu siç me të drejtë një parti politike që përfaqëson gati gjysmën e shqiptarëve, ka kërkuar prova”, u shpreh Salianji.

Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar Salainjin me 1 vit burg duke e shpallur fajtor për inskenimin e çështjes “Babale”./m.j

Next Post
Myslim Murrizi tregon pseudonimet e deputetëve spiunë të parlamentit të ri

Myslim Murrizi tregon pseudonimet e deputetëve spiunë të parlamentit të ri

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    O ndyresire, SHBA nuk prodhon filma si ti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In