• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Delegatët e PS-së votojnë për anëtarët e rinj të asamblesë dhe 9 anëtarët e KGS

by Aalison Pearse Stevens
20/03/2016 03:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegatët e Partisë Socialiste, do të zgjedhin nga procesi i votimit në Pallatin e Kongresit, anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Nga ky proces votimi do të zgjidhen 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore. Por ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme në PS, në këtë proces, nisur në rreth orës 23 të së shtunës, çdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij.

Të drejtën e votës, përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si: deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish-president. Ndryshe nga herët e tjera, ky kongres do të jetë vetëm një ditë. Por në një prononcim për mediat pas caktimit të referendumit për kryetarin, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla sqaroi se votimi dhe numërimi i votave mund të zgjasë gjatë natës dhe të dielën publikohen edhe emrat e anëtarëve të rinj.

Kongresi i Partisë Socialiste, i cili vijon punimet që nga ora 10. 30 e paradites së të shtunës miratoi vonë në mbrëmje, ndryshimet statutore të propozuara, me shumicë votash. Ndërkohë pas miratimit të statutit, Kongresi vendosi për mbajtjen me 9 prill të referendumit për kryetarin. Kryeministri Rama kërkoi mbajtjen e referendumit lidhur me statutin, për t’i dhënë fund siç tha ai, kësaj çështje debati me alibira sebepesh dhe pa asnjë çështje argumentash.

“PS për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, me këtë moto, socialistët shqiptarë i hapën udhën punimeve të kongresit të shumëdebatuar. Në të marrin pjesë 1.460 delegatë, shumica e të cilëve për herë të parë në një kongres.

Next Post

Veliaj: Vendimi për referendum, vendim i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com