• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

by E B
24/06/2026 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë (KEPJ), i kryesuar nga Igli Hasani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Madrid, me ftesë të kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit spanjoll,  Pilar Rojo Niguera. Agjenda përfshiu takime të nivelit të lartë me Komisionin e Përbashkët për BE-në në Kongres, si dhe me komisionet respektive të politikës së jashtme në Senat e Kongres.

Pjesë e delegacionit shqiptar, i cili u shoqërua nga ambasadorja Entela Gjika, ishin zëvendëskryetarja e KEPJ-së, Albana Vokshi, si dhe deputetët Skënder Pashaj dhe Vangjel Dule. Gjatë kësaj vizite, parlamentarët shqiptarë ndoqën nga afër edhe seancën plenare të Senatit spanjoll, ku u përshëndetën zyrtarisht nga drejtuesit e seancës.

Mbështetja euroatlantike dhe ecuria e reformave

Kryefjala e diskutimeve dypalëshe ishte rruga e integrimit europian të Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian, proces për të cilin zyrtarët spanjollë konfirmuan mbështetjen e tyre.

“Anëtarësimi në BE është interes kombëtar dhe tregues i orientimit tonë të palëkundur euroatlantik,” nënvizoi kryetari i komisionit, Igli Hasani, duke vlerësuar qëndrimin e vazhdueshëm e pozitiv të Madridit zyrtar ndaj perspektivës europiane të Tiranës.

Përtej agjendës së integrimit, bisedimet u shtrinë edhe mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë në kontinentin evropian, zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbi nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin ushtarak, arsimor dhe atë në fushën e turizmit.

Debati politik i brendshëm zhvendoset në Madrid

Edhe pse takimi kishte frymë të lartë bashkëpunimi, dinamika e politikës së brendshme shqiptare u reflektua edhe gjatë diskutimeve me parlamentarët spanjollë. Përfaqësuesit e opozitës dhe ata të shumicës socialiste paraqitën lexime të ndryshme mbi situatën aktuale në vend.

“ Vokshi dhe Dule ngritën disa shqetësime që lidhen me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, raportin për Shqipërinë të Parlamentit Evropian dhe raportin IBAR. Gjithashtu, u diskutua mbi protestat dhe klimën politike në vend”, bëhet me dije nga njoftimi mbi mbledhjen e dy delegacioneve.

Nga ana tjetër, anëtarët e mazhorancës në delegacion mbrojtën progresin e arritur nga Shqipëria, duke vënë theksin te përkushtimi maksimal i institucioneve shtetërore për të përmbushur çdo detyrim ligjor dhe strukturor që rrjedh nga procesi i negociatave me BE-në.

Në mbyllje të vizitës, bashkëbiseduesit spanjollë ritheksuan se çelësi i avancimit të mëtejshëm mbetet vijimi i reformave të nisura, duke parë te Shqipëria një partner të rëndësishëm në rajon.

Next Post
Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In