• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Del VIDEO e vrasjes në ish-Bllok! Si nisi përleshja në lokal

by A R
07/11/2018 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme në Repolitix në Report Tv me gazetarin Denis Minga, është publikuar videoja e përplasjes me armë në ish-Bllok. Video ekskluzive është siguruar nga Report Tv, ku shihet përplasja me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha si dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Gazetari i Report Tv, Dricim Caka ka shpjeguar se ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit Monopol në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë. Në videon e siguruar nga Report Tv dallohet që fillimisht sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda.

Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit Monopol.

Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Report Tv ka arritur të mësojë se në këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabjol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Në këto pamje që shohim është Mervjol Bilo dhe Eljon Hato të cilët po qëllojnë njëri-tjetrin. Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se më pas brenda lokalit Monopol ka ndodhur një Far Uest, ku i vrarë ka mbetur Fabjol Gaxha dhe i plagosur Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht.

Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur. Në 2 minuta e 30 sekondave ka ndodhur e gjithë përplasja me armë në ish-bllok. I gjithë momenti i vrasjes është filmuar vetëm nga kjo kamerë, pamjet e së cilës Report Tv arriti t’i sigurojë ekskluzivisht.

Pas të shtënave shihet që Eljon Hato është i plagosur rëndë dhe kërkon ndihmë. Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.

Kjo video tregon se përplasja me armë në ish-bllok nuk ka ndodhur pas një takimi të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, por grupi i Ervis Martinajt ka hyrë brenda lokalit dhe menjëherë ka nisur sherri.

/Shqiptarja.com / b.d

Next Post
Soreca: Bashkëpunimi ndërkufitar e bënë jetën më të lehtë për qytetarët

Soreca kërkon dialog: Integrimi i Shqipërisë në BE, më afër se kurrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

June 4, 2026
“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

June 4, 2026
Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

June 4, 2026
Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43-vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

June 4, 2026
Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

June 4, 2026
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

June 4, 2026
Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

June 4, 2026
“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

June 4, 2026
Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

June 4, 2026
Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In