• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Del sekreteti, zgjerohet skandali/ Djali i Trump lidhje me rusët

by Java News
10/07/2017 09:24
epa05195386 US Republican Presidential candidate Donald Trump (L) listens to his his son Donald Trump Jr. speaking to supporters during a rally at Lakefront Airport in New Orleans, Louisiana, USA, 04 March 2016. Louisiana will hold its primary elections on 05 March.  EPA/DAN ANDERSON

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat amerikane raportojnë se djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me një avokate të lidhur me Kremlinin, vitin e kaluar, pasi i janë premtuar informacione që do të dëmtonin rivalen demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe udhëheqësi i atëhershëm i fushatës, Paul J Manafort, raportojnë New York Times dhe Washington Post.

Donald Trump Jr, përmes një deklarate, pranoi se ka takuar Natalia Veselnitskayan, por tha se “nuk janë shkëmbyer informacione të rëndësishme”.

“Zonja ka thënë se ka informacione se individë të lidhur me Rusinë janë duke financuar Komitetin Kombëtar Demokrat dhe duke mbështetur Clintonin”.

“Deklaratat e saj ishtin ta paqarta dhe pa kuptim. Nuk është dhënë asnjë detaj apo informacion mbështetës. Shumë shpejt është bërë e qartë që ajo nuk ka pasur informacione kuptimplota”, tha Trump Jr, citon NewYork Times.

Trump Jr tha se Veselnitskaya, më pas, e ka kaluar bisedën te birësimi i fëmijëve rusë dhe Akti Magnistky – një ligj amerikan që sanksionon rusët e dyshuar për abuzim me të drejtat e njeriut. I zemëruar me këtë ligj, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka pezulluar birësimin e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë.

“Më është bërë e qartë se kjo ka qenë agjenda e vërtetë dhe se pretendimet për informacionet potencialisht të dobishme kanë qenë pretekst për takimin”, tha Trump Jr.

Veselnitskaya, në mesin e klientëve të saj, ka kompani shtetërore ruse dhe familjarë të zyrtarëve të lartë qeveritarë, ndërsa bashkëshorti i saj më herët ka shërbyer si zëvendësministër i Transportit për rajonin e Moskës. Si avokate, ajo ka bërë fushatë kundër Aktit Magnistky.

Mark Corallo, zëdhënës i ekipit ligjor të presidentit Trump, tha se ky i fundit, atëbotë, “nuk ka qenë në dijeni dhe nuk ka marrë pjesë në takimin e vitit 2016 midis djalit të tij dhe avokates”.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Së paku dy komitete të Kongresit amerikan dhe FBI janë duke i hetuar akuzat, përfshirë raportet për kontakte midis pjesëtarëve të ekipit të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

Presidenti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat për bashkëpunim, ndërsa Kremlini ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhje.

Sidoqoftë, këshilltari i parë i Trumpit për siguri kombëtare, Michael Flynn, është shkarkuar pasi ai ka keqinformuar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë për kontaktet e tij me zyrtarët rusë. Prokurori i përgjithshëm i Trumpit, Jeff Sessions, është po ashtu nën hetime për arsye të ngjashme.

Rel

ma.me

Next Post
Shqipëria ‘parajsa’ e turistëve, ndër destinacionet me çmimet më të lira (Tabela)

Shqipëria 'parajsa' e turistëve, ndër destinacionet me çmimet më të lira (Tabela)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In