Alessandro Del Piero, ish-ylli i Juventusi, ka thënë se të zgjedhësh mes Cristiano Ronaldos e Lionel Messit është si të zgjedhësh “prindin e preferuar”
Të dy lojtarët konsiderohen si më të mirët në botë dhe, përkundër se ata e kanë mohuar rivalitetin mes tyre, Del Piero beson se ata e motivojnë njëri-tjetrin.
“Mendoj se njëri e bën tjetrin të tregojë më të mirën nga vetja, si të gjitha rivalitetet e mëdha në sport. Ata janë dy lojtarë që luftojnë që të bëhen më të mirët në sportin e tyre, si Federer e Nadal. Kush është më i miri? Kjo është si të më pyesni nëse më pëlqen më shumë mami ose babi! Do të preferoja të mos e thosha”, tha Del Piero









