Arinarda Asllani ka dalë këtë të premte para gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë. 33-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve, akuzohet se mëngjesin e 8 Marsit plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj Arjan Jorgati.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë ku ata jetonin, në lagjen “Liri” të Fierit.
Jorgati, po 33 vjeç, dyshohet se shkoi në gjendje të dehur në shtëpi. Palët u përfshinë në sherr që degradoi në dhunë fizike e deri tek përdorimi i thikës nga 33-vjeçarja.
Partneri i saj mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, pa problem për jetën.
/a.r