• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Del lista e deputetëve që dhuruan pagat për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ja kush refuzoi

by Java News
11/01/2020 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit dhe dëmet që shkaktoi në disa qytete të vendit, solidarizuan jo pak shqiptarë dhe të huaj, të cilët nuk nguruan të jepnin donacione nga më të ndryshmet për familjet e prekura.

Për këtë kauzë edhe Parlamenti i Shqipërisë ndërmori një nismë për të dhuruar pagat në shenjë solidariteti për procesin e “ringritjes” së zonave të dëmtuara.

Por kësaj nisme iu bashkua vetëm Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, të cilët dhuruan rrogat e tyre mujore, pas vendimit të morën drejtuesit e saj.

Panorama.al ka siguruar listën e ligjvënësve që hoqën dorë nga pagat, po ashtu dhe pjesën tjetër të deputetëve të cilët nuk e bënë aktin e bamirësisë, por e çuan rrogën mujore në shtëpi si zakonisht.

Në listën e deputetëve që nuk dhuruan pagën bie në sy fakti se figuron emri i Robert Bitrit, deputet i larguar nga LSI drejt PS-së.

Po ashtu emri tjetër është Tom Doshi, i cili ka hyrë në Parlament me logon e ish-partisë së Skënder Gjinushit (PDS).

Pagën nuk e ka dhuruar as deputetja e PDIU-së, Elena Xhina dhe Reme Lala. Po ashtu dhe Gjetan Gjetani i përjashtuar nga Grupi i PS-së, si dhe Lefter Koka i LSI-së.

Ndërkohë që në listën e deputetëve që refuzuan të japin pagën, figuron emri i Mysym Murrizit, nënkryetari i Parlamentit, Rudina Hajdarit, kryetares së Grupit të Demokratëve, po ashtu dhe emrat e gjithë deputetëve të opozitës së re.

Ndoshta deputetët që nuk dhuruan pagat, kanë gjetur mënyra të tjera për të bërë bamirësi, por sipas burimeve pranë Kuvendit bënë të ditur se deputetët e opozitës së re e kanë tërhequr pagën si zakonisht, duke mos e çuar atë si ndihmë për të prekurit e tërmetit. /panorama/

Deputetët që kanë shifrën 0 në listë pagesë janë ata që kanë dhuruar pagat, ndërsa pjesa tjetër jo

Next Post
Si t’i njohim simptomat e meningjitit dhe si duhet të veproni kur keni dyshime

Si t’i njohim simptomat e meningjitit dhe si duhet të veproni kur keni dyshime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com