• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Del dorëzan i 22 mijë eurove kredi për bashkëjetuesin e ish-gruas: S’më kujtohet si firmosa…

by A R
09/02/2025 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vasili e ka sjellë djalin e tij të vogël, Irakliun në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar llogari mbi një letër nga banka që ka mbërritur në shtëpinë e tij. Irakliu tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se prej 4 vitesh është ndarë nga ish-gruaja me të cilën ka 3 fëmijë. Ai tha se një ditë ajo u largua për në shtëpinë e prindërve dhe ish-vjehrri e njoftoi se kishte ardhur me një burrë tjetër.

Ndërmjetësja Eni Çobani shpjegon se në shtator të vitit 2021 çifti i është drejtuar gjykatës dhe një vit më vonë, është finalizuar divorci. Gjykata ia ka caktuar Irakliut kujdestarinë e 3 vajzave sepse siç sqaron ai, ishte dëshirë e nënës për shkak të pamundësive ekonomike.

Por disa muaj pas divorcit, rezulton se Irakliu ka firmosur një deklaratë ku rezulton dorëzan për një kredi. Kjo kredi është marrë nga ish-gruaja dhe një burrë tjetër që Irakliu thotë se nuk e njeh dhe nuk e kujton si ka ndodhur.

Eni Çobani: Më 16.03.2023 ky zotëri këtu ka vajtur në një degë të një banke dhe ka bërë një deklaratë dorëzanie.

Ardit Gjebrea: Ç’domethënë?

Eni Çobani: Ka vajtur dhee thotë unë dorëzanësi, garantoj bankën, dega, sigurisht unë nuk po i them për të gjitha detyrimet e huamarrësit Valdrin Sulanaku.

Ardit Gjebrea: Kush është?

Irakli: S’e njoh.

Eni Çobani: Po si s’e njeh?

Ardit Gjebrea: Po ti ke firmosur.

Eni Çobani: Në lidhje me huanë që ai ka marrë në përputhje me kontratën e huasë me numër përkatës në datën 17.03.2023. Njëkohësisht, huanë që ky zotëri ka marrë detyroheni që në mospërmbushje të këtij detyrimi, ta përmbushni ju.

Ardit Gjebrea: Kush, Irakliu? Të këtij personit që Irakliu thotë nuk e njoh?

Eni Çobani: Këtu ka emër, mbiemër, ka firmën e tij, ka dhe kartën e identitetit.

Ardit Gjebrea: Po si nuk e njeh?

Irakli: Nuk e njoh.

Ardit Gjebrea: Po e ke firmosur ti?

Irakli: Po s’më kujtohet mua.

Ardit Gjebrea: S’të kujtohet?

Irakli: S’më kujtohet kjo pjesë.

Ardit Gjebrea: Po z. Vasil ku hyn në këtë mes?

Eni Çobani: Sepse zotëria jeton te Vasili, nuk ka as shtëpi, as katandi,  ka vetëm një të ardhur mujore 500 mijë lekë të vjetra. Jeton me 3 fëmijët e tij minorenë, me prindërit moshatarë dhe çfarë ndodh? Më 09.01.2025 me të drejtë vjen njoftimi për likuidimin e dertyrimit të kredisë sepse nuk është paguar asnjë këst dhe shuma sot, ka vajtur zotëri 23 mijë e 964.28 euro dhe çdo ditë që ju s’paguani kamatëvonesa rritet.

Çobani tregon se kur letra ka mbërritur në shtëpinë e tij, Vasili është paraqitur menjëherë në zyrën e saj duke i kërkuar një shpjegim. Ajo i ka sqaruar situatën ku gjendet dhe e ka vënë në dijeni se në rast se kjo kredi nuk shlyhet, do t’i marrin shtëpinë. Irakliu thotë se s’i ka marrë ai 22 mijë euro kredi, por ish-bashkëshortja me bashkëjetuesin e saj.

Irakli: Ish-bashkëshortja ime është aty në emër, bashkë me atë emrin tjetër që përmend, nuk e di.

Ardit Gjebrea: Ç’lidhje ka ish-bashkëshortja me atë emrin tjetër?

Irakli: Ku di gjë unë, mbase e ka bashkëjetues a ku di unë çfarë e ka.

Vasil: Nuk e pranoj unë se është ndarë, ka 4 vjet, nuk dua ta zë në gojë!

Eni Çobani: Nuk do ta zësh në gojë, por ka marrë kredinë ajo që s’do ta zësh në gojë ti! Pra ky është bashkëjetuesi i ish-bashkëshortes. Pra ky ka marrë dhe është bërë dorëzanës i një kredie të bashkëjetuesit të ish-gruas!

Situata e çuditshme ka shokuar gjithë studion, teksa Irakliu thotë se ende nuk e kupton as si e ka firmosur dhe as si ka shkuar në bankë.

Ardit Gjebrea: Si e firmose ti këtë?

Irakli: S’e kujtoj fare këtë sesi e kam firmosur, nuk e di çfarë gjendjeje kam qenë.

Ardit Gjebrea: A ke qenë i divorcuar?

Irakli: Kam qenë i divorcuar…

Ardit Gjebrea: Okej, nuk e ke kuptuar si ke firmosur. Për cilin motiv një burrë i divorcuar shkon me gruan në bankë? Pse shkove?

Irakli: As vetë nuk po e kuptoj.

Next Post
Tentoi të vriste një shtetas, ndërhyrja e policisë shmang tragjedinë, prangoset autori i dyshuar

Tentoi të vriste një shtetas, ndërhyrja e policisë shmang tragjedinë, prangoset autori i dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjekët të kënaqur me rritjen e pagës 15 mijë lekë: Tërhiqen nga peticioni për Ramën

Hapet thirrja për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht

August 10, 2026
Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

August 10, 2026
Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

August 10, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

August 10, 2026
Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

August 10, 2026

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com