• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Del aplikacioni që flet për ata që s’kanë zë

by Java News
12/01/2019 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e Vlastimil Gular ka marrë një kthesë të papritur një vit më parë pasi një operacion i vogël në kordat e zërit, ka rezultuar me kancer të fytit, prandaj i është dashur të largojë laringun. Bashkë me të, ai ka humbur edhe zërin.

Mirëpo 51-vjeçari, baba i katër fëmijëve, vazhdon të flasë, duke përdorur zërin e tij në vend të ndonjë zëri robotik, falë një aplikacioni të zhvilluar nga dy universitete çeke.

“Më duket shumë i dobishëm”, ka thënë Gular për agjencinë e lajmeve AFP, teksa ka qenë duke shkruar se çfarë dëshiron të thotë dhe më pas me ndihmën e aplikacionit, mesazhi i është kthyer në zë.

“Nuk jam shumë i mirë në përdorimin e protezave zanore”, ka thënë ai, duke prekur vendin ku është bërë operacion në fytin e tij dhe tani është bosh.

Proteza, një pajisje e vogël e vendosur në fyt u lejon njerëzve të flasin duke prekur atë me dorë, ashtu që të ketë qarkullim të ajrit dhe të krijohet tingulli.

Mirëpo, Gular preferon pajisjen e re teknologjike për zë.

Ajo është krijuar për pacientë që humbasin zërin pas largimit të laringut, procedurë me të cilën përballen personat që kanë kancer të fytit.

Projekti i përbashkët i Universitetit të Bohemisë Perëndimore në Pilsen dhe Universiteti i Karlit në Pragë, është realizuar së bashku me dy kompani tjera private dy vjet më parë.

Teknologjia përdor incizimet e zërit të pacientëve për të krijuar një fjalim sintetik që mund të përdoret në telefona mobilë, tableta dhe laptopë.

Ideale është që pacientët të incizojnë më shumë se 10,000 fjali, në mënyrë që shkencëtarët të kenë material të mjaftueshëm për të prodhuar zërin sintetik.

“Ne punojmë me zërat individualë, andaj na duhen shumë fjali”, ka thënë Jindrich Matousek, ekspert që merret me konvertimet tekst-zë, dhe drejton një projekt në Universitetin Pilsen.

“Çështje javësh”

Mirëpo, në këtë proces ka edhe disavantazhe, pacientët që përballen me largim të laringut kanë më pak energji për të kryer incizimet për shkak të trajtimit që kërkon kjo sëmundje.

“Është zakonisht çështje javësh”, ka thënë Barbora Repova, doktoreshë në Spitalin Motol, e cila punon në projektin e Universitetit të Karlit.

“Pacientët duhet të përballen edhe me çështjet siç është situata ekonomike, jeta e tyre ndërron shumë shpejt kur kuptojnë për sëmundjen dhe gjëja e fundit që dëshirojnë të bëjnë është incizimi i zërit”, ka thënë ajo për AFP-në.

Për të adresuar këto vështirësi, shkencëtarët kanë krijuar një tjetër mundësi në aplikacion, që është mbështetur nga Agjencia për Teknologji në Republikën Çeke.

Duke punuar me më pak fjali, zakonisht 3,500, mirëpo ndonjëherë edhe me 300, kjo metodë përdor modele të avancuara statistikore, siç janë rrjetet artificiale të neuroneve.

“Ju përdorni modelet e fjalimeve me parametra të caktuar për të prodhuar fjalim sintetik”, ka thënë Matousek.

“Nëse kemi më shumë të dhëna, është më mirë, mirëpo ju mund të arrini kualitet të mirë edhe me më pak të dhëna”.

Këto fjali janë përzgjedhur me kujdes dhe zërat individualë janë incizuar disa herë, pasi fjalitë theksohen ndryshe, qoftë në fillim apo në fund të fjalës përkatëse, ka shtuar ai.

Deri më tani, Universiteti Pilsen u ka incizuar zërin 10 deri në 15 pacientëve, sipas Matousek.

Përveç gjuhës çeke, shkencëtarët kanë krijuar edhe shembuj në gjuhën angleze, ruse dhe sllovake.

“Komplikimet gjatë incizimit”

Gular, që aktualisht është i papunë për shkak të sëmundjes, ka incizuar 477 fjali për tre javë, në kohën kur ka kuptuar për sëmundjen e deri tek operimi.

Mirëpo, gjatë asaj kohe, ai ka qenë i stresuar dhe nuk është aspak i kënaqur me cilësinë e zërit t ëtij.

“Pacientët me kancer të fytit zakonisht vuajnë nga të ngjirurit e zërit, andaj në kombinim me mundësi më të paktë për të folur, kjo ndikon që zëri të mos jetë neutral”, ka thënë Repova.

Ndërkohë, në një studio në Universitetin Pilsen, sipërmarrësja, Jana Huttova është duke incizuar disa fraza.

Nënë e tre fëmijëve dhe 34-vjeçare, ajo ka humbur zërin e saj pas një intervenimi kirurgjik.

“Unë kam fëmijë të vegjël dhe dëshiroj që ata të dëgjojnë zërin tim, jo të një roboti”, ka thënë Huttova.

Lidhshmëria me trurin

Matousek beson se në të ardhmen, pacientët do të jenë në gjendje të përdorin zërin e tyre në shtëpi, duke përdorur një faqe interneti, që do t’i udhëzojë ata për tërë procesin.

Madje ai shpreson se një ditë kjo gjë do të bëhet edhe më e madhe.

“Versioni përfundimtar është një pajisje tejet e vogël e lidhur me trurin, përkatësisht me nervat që janë përgjegjëse për të folurit, andaj pacientët mund të kontrollojnë pajisjen përmes mendimeve të tyre”, ka thënë ajo.

Kjo zgjidhje e avancuar do të kërkojë shumë vjet, ka thënë Repova.

“Është reale: mund të mos ndodhë në një vit apo në 10 vjet, mirëpo është e mundshme dhe ne jemi duke punuar në të”, është shprehur ajo./rel/a.meta

Next Post
“Ndërhyrje ruse” në marrëveshjen Greqi-Maqedoni?!

Tym i bardhë në Shkup, mjegull në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In