• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizimin mund ta bëjë vetë populli…

by Java News
16/09/2015 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Gjendja jonë është e njëllojtë si në epokën antistaliniane, kur politika sovjetike i kërkonte Enver Hoxhës që të godiste stalinizmin në Shqipëri, si një fenomen kriminal. Por ky fenomen kriminal godiste atëhere drejtpërsëdrejti Enver Hoxhën, sepse ai kishte qenë drejtuersi direkt i krimit stalinian në Shqipërinë komuniste, dhe gjithmonë për interesin e tij personal të pushtetit pathologjik që e donte me çdo kusht.

Enver Hoxha nuk e pranoi këtë rrugë, pra nuk pranoi të përgjigjej qoftë dhe politikisht për krimet që kishte kryer; dhe e izoloi gjithë popullion shqiptar nga bota e zhvilluar. Pastaj të gjithë e dinë se çfarë ndodhi këtu.

Gjendja është e njellojtë edhe sot: politika amerikane dhe politika gjermane, në ndihmë të Shqiparisë, i kërkojnë kryeministrit shqiptar që të luftojë korrupsionin dhe krimin shtetëror në Shqipëri.

Çfarë do të bëjë ky kryeministër, a do ta luftojë fenomenin kriminal në Shqipëri, ashtu siç ia këkojnë partnerët e fuqishëm, apo do të izolojë Shqipërinë si Enver Hoxha?

Historia e shqipërisë ka afër 100 vjet që në funksion të zhvillimit të saj shoqëror dhe ekonomik, në funksion të mirëqenies dhe perspektivës perëndimore, është përplasur me sëmundjën e krimit që ka drejtuar vetë shtetin dhe ka bllokuar atë perspektivë. Kjo është edhe pikëpyetja e sotme – nga do të anojë kjo maxhorancë dhe ky kryeministër: nga krimi që do sjellë sigurisht izolimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, apo do të veprojë në mënyrë drastikë kundër krimit shtetëror?

Shenjat janë që asgjë nuk do të bëjnë dot.

Por Shqipërinë nuk ka zot ta izolojë më, dhe shqiptarët po humbasin kohë historike në zhvillimin e tyre perëndimor, se kryeministri që zgjodhën në qershor të vitit 2013, nuk dëshiron të bëjë reformën antikriminale në Shqipëri.

Dhe vjen vërdallë me nonsense që të fitojë kohë.

E çfarë kohe do të fitojë ky? Pyetja që ngrihet sot është kjo: do të luftohet fenomeni kriminal shtëtëror sot në Shqipëri nga lart, apo kjo do të bëhet nga vetë populli nga poshte? Kjo është pyetja që ngrihet sot para maxhorancës aktuale.

A do t’i drejtohet popullit për ndihmë nëse korrupsioni është më i fortë në këtë pushtet, apo do të mbetet inerte për të fituar kohë në një vegjetim pa sens?

Enver Hoxha u zvarrit katër vjet me pantallona nëpër këmbë, iki sot e iki nësër, gjersa gjeti më në fund Mao Ce Dunin që e mbajti për dymbëdhjetë vjet.

Po ky kryeministër, dhe kjo maxhorancë, çfarë presin, mos ndoshta presin edhe këta një Mao modern që t’i mbajë në mbijetesën e krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri, ashtu si edhe mbijetesa e krrimit stalinian në vititet 1956-1960?

Enver Hoxha ishte atehere figura kryesore e krimit Stalinian në Shqipëri; por, mos ndoshta jemi sërish përpara një kërkese si ajo e vitit 1956, që iu drejtua Enver Hoxhës?

Dy amabasadorë të angazhaur fort në vendosjen e moralitetit dhe demokracisë moderne në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu dhe amabasadori gjerman Helmut Hoffman, janë sot në ballë të kësaj luftë morale për shqiptarët.

Është gje e madhe. Nuk më mbetet vecse t’i falenderoj për këtë ndihmë të madhe që po i japin zhvillimit shqiptar perëndimor dhe demokratik. Te dy amabasadorët dhe bashkë me ta, edhe politika amerikanë, edhe politika gjermane, janë sot me popullin shqiptar. Me kë është sot kryeministri shqiptar dhe kjo maxhorancë? Kjo është pyetja që ngre sot çdo shqiptar i ndershëm që e do vendin e tij.

*Titulli i redaksisë

Next Post

Ja si do bëhet punësimi i të burgosurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Tjetër reagim nga Rama: Kalimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhonte kjo protestë

July 2, 2026
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

July 2, 2026
Gazetari Muka në protestë: Jam mandatuar nga Grupi Koordinues! Rama jep dorëheqjen! Na rrahën rojet e Ulsi Manjës

Gazetari Muka në protestë: Jam mandatuar nga Grupi Koordinues! Rama jep dorëheqjen! Na rrahën rojet e Ulsi Manjës

July 2, 2026
Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

Sara Mila për protestuesit: Sorrat anti-shqiptarë dolën sot në origjinë. Nuk e duan integrimin në BE!

July 2, 2026
Sonte luhet Spanjë-Austri, publikohen formacionet zyrtare

Sonte luhet Spanjë-Austri, publikohen formacionet zyrtare

July 2, 2026
Thirrja e SHBA: Prokurorët e ndershëm dhe patriotë të aplikojnë për KLP-në

Ambasada e SHBA njoftim për amerikanët në Shqipëri: Protesta mund të zgjerohet në qytete të tjera! Kujdes me…

July 2, 2026
Protesta para Kuvendit, AP: Po verifikojmë gjendjen shëndetësore të protestuesve dhe efektivëve të policisë

Protesta para Kuvendit, AP: Po verifikojmë gjendjen shëndetësore të protestuesve dhe efektivëve të policisë

July 2, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

July 2, 2026
Bastisje, miliona dollarë dhe arrestime në Irak: Çfarë fshihet pas ofensivës?

Bastisje, miliona dollarë dhe arrestime në Irak: Çfarë fshihet pas ofensivës?

July 2, 2026
Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In