• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ Strazimiri: Basha gënjen paturpësisht për “non-grata”, ishte dakord të hiqej nga kufizimet e ligjit

by Java News
03/12/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri ka zbardhur gënjeshtrat e radhës të Lulzim Bashës, në lidhje me dekriminalizimin.

Sipas Strazimirit, Basha gënjen paturpësisht,

“Ky gënjen paturpësisht përsëri. Standardi i PD në lidhje me papajtueshmërinë e mbajtjes së një funksioni shtetëror a politik nga një person me precedentë penalë, është vendosur në ligjin “Për dekriminalizimin”.

Në një debat shterues juridikisht në zyrën e këtij, së bashku me kolegët Oerd Bylykbashi dhe Eduard Halimi, vendosëm që: shpalljen “non grata” të një shtetasi shqiptar nga një shtet i huaj, të mos ta përfshijmë në kushtet e papajtueshmërisë së mbajtjes së një funksioni politiko-shtetëror!

Pse?

Sepse një akti i tillë, për nga natyra është monokratik dhe politiko-qeveritar, kësisoj do i jepte dorë të lirë çdo qeverie të huaj që të ndërhynte politikisht në skenën politike shqiptare duke përjashtuar me vendimmarrjen e saj, aktorët politikë në Shqipëri sipas interesave politike të momentit…

Në rrafshin krejt teoriko-juridik në të cilin u zhvillua diskutimi në fjalë, vendosëm që ratifikimi i një rregulli të tillë do të ishte: Dorëzim i sovranitetit të vendit dhe vullnetit të zgjedhësit shqiptar tek aktorë të huaj, qofshin këta edhe miq”, shkruan Strazimiri.

Ndërsa, standarti i papajtueshmërisë, sipas Strazimirit  u vendos të ishte se çdo vendim i organeve të drejtësisë së shteteve të BE, SHBA dhe Australi e Kanada, dhe në këtë kontekst, “ekspulsi” si pjesë e vendimit gjyqësor të formës së prerë, pas një procesi të drejtë, ku individi në fjalë ishte gjetur fajtor për vepra të rënda penale.

“Pse si standard u vendosën vendimet e drejtësisë dhe jo vendimet e qeverive të vendeve mike? Sepse, drejtësia në vendet mike udhëhiqet ekskluzivisht nga proceset gjyqësore të drejta dhe nga ligji.

Ndërsa, qeveritë më së shumti nga interesa politike dhe “halle” të momentit…

Standarti i PD ka qenë dhe do të mbetet:sovraniteti, ligji dhe liria e zgjedhjes së shqiptarëve të lirë

Kjo, pavarësisht hallit të kryetarit të padenjë, të pasinqertë, të pafytyrë e pazarxhi në kurriz të interesave të zgjedhësit shqiptar dhe sovranitetit të tij në vendimmarrje. Kaq”, shkruan më tej Strazimiri./m.j

Next Post
Emiljano Shullazi nuk i shpëton dot drejtësisë, Apeli lë në fuqi dënimin për të dhe grupin e tij

Emiljano Shullazi nuk i shpëton dot drejtësisë, Apeli lë në fuqi dënimin për të dhe grupin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com