• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dekriminalizimi”/ Si do veprojë KQZ-ja për Selamin, Tahirin e Roshin

by Java News
24/12/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy deputetë nga kampet politike të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si edhe kryebashkiaku socialist për Kavajën, Elvis Roshi, u shpallën zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme si persona që iu ndalohet e drejta të ushtrojnë funksione publike në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Pas kontrolleve mbi vërtetësinë e formularëve të vetëdeklarimit të tyre, prokuroria ia ka përcjellë rezultatet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që pritet të mblidhet për t’ju ndërprerë atyre mandatin në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, thënë ndryshe “ligji për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkaq, deputetët Tahiri e Selami dhe kryebashkiaku Roshi deklarohen nën hetim penal për falsifikim të formularëve. Duke folur në studion e emisionit “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News 24”, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekë tashmë KQZ duke zbatuar ligjin.

Aktualisht Prokuroria e Përgjithshme, me kërkesë të KQZ-së po verifikon edhe zyrtarë të tjerë për të cilët priten përgjigje edhe nga autoritetet e huaja.

Si vepron KQZ me mandatet e dy deputetëve pas dorëzimit të dokumentacionit nga Prokuroria?

Referuar kërkesave drejtuar KQZ për të zgjedhurit deputete, ky institucion i ka kërkuar siç duhet tashmë që të verifikojë vetëdeklarimet e bëra. E drejta për të realizuar një verifikim të tillë i nis KQZ ose ku ka indicie ose kryesisht. Ka shumë kërkesa për verifikim në Prokurori, të bëra jo vetëm nga KQZ. Tashmë ka mbaruar procedura e verifikimit. Pas kësaj është njoftuar KQZ për rezultatet e këtij verifikimi, ka kryer detyrën e saj, dhe tashmë i ka dhënë institucionit që ka bërë kërkesën të gjithë dokumentacionin e kërkuar, dhe tashmë i takon KQZ të vijojë. Nga dita kur prokuroria ka njoftuar për rezultatet e këtij verifikimi, për një periudhë 10 ditore, KQZ shqyrton dokumentacionin e ardhur nga prokuroria.

A ka të drejtë ta vërë në pikëpyetje këtë dokumentacion?
E shqyrton dokumentacioni , për të dalë se ajo çka ka dalë nga Prokuroria a korrespondon me një nga veprat e parashikuara për dekriminalizimin. Nëse po, atëherë duhet vazhduar më tej. Nëse rezulton se subjekti përkatës bëhet objekt i ligjit për dekriminalizimin, duhet që KQZ të shohë edhe afatin brenda të cilit mund të veprojë ky ligj. Në varësi të veprave e drejta për t’u zgjedhur hiqet, për 5, 10 apo më shumë vite.

Deputetët nga ana tjetër kanë sjellë dokumentet e tyre nga Italia. Si vepron KQZ në këto raste?
KQZ e thërret personin e caktuar, që ligji e detyron të bëjë vetëdeklarimin, dhe më pas KQZ bën verifikimin.

A kanë të drejtën e ankimimit?
Kjo është një e drejtë e kujtdo. Si çdo qytetar tjetër, që mendon se është bërë diçka jo e rregullt ndaj personit të tij.

Next Post
Për Vettingun duhet firma e Nishanit. A do ta kthejë presidenti ligjin në Kuvend?

Presidenti Nishani uron Krishtlindjen: Paqe dhe begati për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com