Prokuroria ka proceduar të paktën 40 zyrtarë të administratës publike brenda javës së fundit të cilët nuk deklaruan në formularët e dorëzuar problemet që ata kanë pasur me ligjin në të shkuarën.
Sipas burimeve nga prokuroria, zyrtarët janë të niveleve të ndryshme dhe raportohet se kanë fshehur të dhënat.
Verifikimet janë kryer nga ana e sektorit të posaçëm të ngritur në organin e akuzës për dekriminalizimin. Raportohet se mes të proceduarve është edhe një zyrtar i niveleve të larta te Tatimet./a.m.










