• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi, një udhëkryq për Drejtësinë tonë

by Ben Andoni
01/03/2017 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka ende pak kohë për të marrë frymë për ata që shpresojnë në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekriminalizimin. Institucioni i Lartë ka vendosur për shtyrjen e afatit të shqyrtimit të çështjes deri më 7 Mars, kohë kur ankimuesi (ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës) Elvis Rroshi dhe avokati i tij Theodhori Sollaku do të jenë edhe fizikisht para tyre. I përjashtuari Rroshi kërkon tashmë veç shfuqizimit të Vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e tij edhe shqyrtimin e kushtetueshmërisë së të gjithë Ligjit me nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Mbi Rroshin rëndojnë disa dënime, që ia bëjnë gati të pamundur shfajësimin apo kthimin e lehtësimit te vendimit, kurse sa i përket vetë Ligjit, ai prej kohësh është i kontestuar. Arsyeja është e mirëditur: dispozitat e dekriminalizimit përjashtojnë nga votimi zgjedhës, të cilët janë të dënuar nga disa vepra të ndryshme penale. Problematika që lidhet me të ka të ngjarë që të bëhet kazus debati pas zgjedhjeve nga organizatat për të Drejtat e Njeriut. Deri më tani organizatat e të Drejtave të Njeriut nuk kanë qenë shumë aktive, ashtu si ndodh rëndom para problematikave të tilla të vështira në vend.

Ka pasur në fakt një marrëveshje mes dy partive kryesore që Ligji të mos ankohej por rasti i Rroshit tregoi sesa pak të interesuara janë dy partitë për të dhe si po e përdorin këtë Ligj kundra njëra-tjetrës. Sa më shumë të zgjasë shqyrtimi i Çështjes Rroshi, aq më shumë opozita do ketë mundësi të ketë objekt sulmi.

Më e habitshme në rastin e Dekriminalizimit e përsërisim se ka qenë zëri i munguar subjekteve që lidhen me të Drejtat e Njeriut. “Ka fare pak gjasa që Ligji i Dekriminalizimit të shfuqizohet apo të kthehet nga Gjykata Kushtetuese. Arsyeja është se ligji është votuar me të 140 kartonat e ligjvënësve shqiptarë dhe në dokumentin themeltar, një hap i tillë, e bën Gjykatën Kushtetuese që të shikojë vetëm procedurën, por jo verdiktin. Dhe, kjo ndodh rëndom me ligje të veçantë, që e kanë këtë madhësi votash absolute”, mendon juristi Sokol Hazizaj.

Ndërkohë që debati, që mund të krijohet në të ardhmen lidhet direkt me dispozitat kushtetuese. Kështu përshembull në atë me numër 45, pika 1 u jep të drejtën e plotë shtetasve që mbushin moshën madhore( 18 vjeç) të votojnë, e këtu përjashtohen vetëm ata që me një vendim gjykate konsiderohen si të paaftë mendërisht. Ndërkohë që vetë Ligji nuk mund të jetë mbi kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Teknikisht, Kushtetuta jonë në nenin 17, llogarit kufizime të të drejtave vetëm në rastin e interesit publik, por kjo “në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”. Dhe është mu kjo konventë, që nuk i jep mundësi ndërhyrjes me ligj në formën e Ligjit të Dekriminalizimit. Me pak fjalë, përderisa të dëmtuarit nga ky kufizim ekstra kushtetues nuk kanë përcjell ankimim në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo nuk ka vendim, atëherë ajo mbetet në fuqi, citohet politologu Afrim Krasniqi, që shton edhe problemin se cili do jetë ai institucion që do ketë mundësinë të verifikojë dënimet e qytetarëve shqiptarë të dënuar në vendet e tjera për të njëjtën vepër penale dhe këtu i përjashton nga e drejta e votës? Dhe, nuk mbaron këtu: si do të veprohet me vendimmarrjet e gjykatës në ditët e fundit të fushatës apo kur individët ankohen në Gjykatën Evropiane ose në nivelet e larta gjyqësore shqiptare?

Për ata që se dinë, argumenti ynë nuk merr përsipër të mbrojë funksionarët e lartë të pushtetit lokal apo deputetët me rekordet e frikshme që kanë, porse në mënyrën sesi është hartuar ai bie mbi kurrizin e shqiptarëve të thjeshtë, mu ata që shteti që u administrua nga partitë e majta dhe të djathta, i braktisi frikshëm. Kështu, përshembull, trupi ynë diplomatik mund të deklarojë më mirë se kushdo tjetër sesa shqiptarë fatkeqë janë dënuar jashtë gjoja prej gabimeve të përkthyesve, mospasjes së avokatëve të dukur, apo sa prej tyre syresh kanë qenë të mbrojtur dobët qoftë edhe për kundravajtje të vogla, penalitete që shtetasit e Bashkimit Evropian i shlyejnë vetëm me gjoba. Ndërkohë shumë qytetarë të thjeshtë, një pjesë e madhe minorë në kohën e dënimeve, i ka mbytur zhurma që po bëhet duke e identifikuar Ligjin e Dekriminalizimit vetëm me kriminelët e politikës. Teksa dihet mirë se këta jo vetëm që nuk do rrinë larg në këto zgjedhje, porse do mbeten ushqimi i tyre dhe mënyra sesi partitë në shumë vende komunikojnë me publikun.

Ndërkohë për fatkeqët që përmendëm më sipër, jo vetëm janë rehabilitur atje ku kanë marrë dënimin, porse një pjesë e mirë janë shkolluar dhe arsimuar dhe janë jo në pak raste qytetarë model. Argumenti ynë kërkon të hedhë dritë për mungesën e debatit konstruktiv pasi sapo kjo flitet menjëherë militantët hidhen me ofendime.  Për të kuptuar sesa serioz është çështja mjafton të shikosh qoftë edhe deklaratat e formularit të Dekriminalizimit e me radhë.

Elvis Rroshi është një nga zgjedhurit e parë vendorë që po preket nga Ligji për Dekriminalizimin, i miratuar dhjetorin e vitit të shkuar me shumicë votash të dy krahëve të politikës. Deri në mesin e muajit shkurt 2017 ishin plot nëntë funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë, të cilët ishin në listën e prokurorisë me dyshimin se përbënin objekt të Ligjit të Dekriminalizimit.

Të gjitha këto çështje bashkë qëndrojnë tashmë para Gjykatës Kushtetuese, që duhet të japë një verdikt qoftë të ndalet futja e elementëve kriminalë ose me të kaluar kriminale, por edhe të mos penalizojë shqiptarët e thjeshtë.  Avokati Sollaku, me një përvojë të tërë, e ka shpjeguar në kërkesën e tij të gjithë kazusin, duke e krahasuar me shumë raste ndërkombëtare. Përpjekja tashmë është sesa Gjykata do të ndajë apo të vlerësojë rastin e Rroshit dhe të deputetëve me atë të qytetarëve të tjerë të thjeshtë, që puna e tyre dhe koha i ka rehabilituar. (Gazeta Shqiptare)

 

Next Post
Francezët duan Obamën kandidat për president: Mblidhen 43 mijë firma

Francezët duan Obamën kandidat për president: Mblidhen 43 mijë firma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

Tensione në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

September 12, 2026
Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

September 12, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

September 12, 2026
VENDIMI/ Atentati para shkollës ndaj Agron Pukës në Lezhë, Gjykata shuan masat e arrestit për 3 të dyshuarit në arrati: Nuk u gjetën prova

VENDIMI/ Atentati para shkollës ndaj Agron Pukës në Lezhë, Gjykata shuan masat e arrestit për 3 të dyshuarit në arrati: Nuk u gjetën prova

September 12, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e plaçkitjes së banesave në Fier, arrestohen 3 ‘skifterët’! Akuzohen edhe për drogë, dyshohen si shpërndarës

Ishin kthyer në tmerrin e plaçkitjes së banesave në Fier, arrestohen 3 ‘skifterët’! Akuzohen edhe për drogë, dyshohen si shpërndarës

September 12, 2026
Britania rrëzon projektligjin për vdekjen e asistuar, 286 deputetë votojnë kundër

Britania rrëzon projektligjin për vdekjen e asistuar, 286 deputetë votojnë kundër

September 12, 2026
“Kosova po pret”- Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri” për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, kërkohet pafajësia e luftëtarëve të UÇK-së

“Kosova po pret”- Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri” për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, kërkohet pafajësia e luftëtarëve të UÇK-së

September 12, 2026
Shpërthen depoja e armëve në Bullgari, dyshohet për një sulm nga Rusia! Kompania ishte më parë objekt i sabotimeve

Shpërthen depoja e armëve në Bullgari, dyshohet për një sulm nga Rusia! Kompania ishte më parë objekt i sabotimeve

September 12, 2026
Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

September 12, 2026
VIDEO/ “Lajm i bukur”- Rama: Rikthimi i Deas së Butrintit në shtëpinë e saj pasuron edhe më shumë thesarin e trashëgimisë sonë!

VIDEO/ “Lajm i bukur”- Rama: Rikthimi i Deas së Butrintit në shtëpinë e saj pasuron edhe më shumë thesarin e trashëgimisë sonë!

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com