• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizimi, Ngjela: Përgjegjës PD-PS, ndryshuan Kodin Zgjedhor në 2008

by
20/09/2015 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe Avokati Spartak Ngjela është bërë pjesë e debatit për dekriminalizimin e politikës. Në një intervistë për Report Tv, Ngjela bën  përgjegjës të dy palët politike në vend për pjesëmarrjen e personave të inkriminuar në Kuvend dhe funksionet e tjera të larta publike, qendrore apo vendore.

Sipas tij kjo situatë është pasojë e ndryshimit të sistemit mazhoritar. Ngjela beson se propozimet e te dy palëve nuk ofrojnë zgjidhje, dhe paralajmëron Ramën të bëjë kujdes me sjelljen ndaj ndërkombëtarëve pasi ata mund të zgjedhin partnerë të tjerë.

“Konkluzioni kryesor është që këta prishën ligjin maxhoritar, krijuan një ligj ku deputetët i zgjidhnin këta, të mbajnë përgjegjësi të dy tani dhe Rama dhe Saliu  sepse ata e kanë krijuar këtë ligj. Ne kemi qenë kundër dhe futën njerëz të pakontrolluar fare si përfaqësues të popullit.” shprehet Spartak Ngjela.

Një gjellë që sipas avokat Spartak Ngjelës u gatua bashkarisht në 2008, ndaj ai beson se liderët e politikës do të mbajnë përgjegjësi për inkriminim e Parlamentit. Gjatë intervistës Spartak Ngjela thekson se ka mungesë vullneti për ta finalizuar këtë procesi pavarësisht se janë propozuar dy nisma, për të cilat ka vërejtjet konkrete.

“Tani këta e kanë për arsye politike. S’duan shëndoshjen e shtetit s’u besoj fare. Të dy ligjet kanë mangësi duhet të bëjnë ndërrimin kushtetues që ata që kanë qenë të dënuar të mos kandidojnë. E kanë seriozisht këta që janë në pushtet, jo se kanë seriozisht. Pse e prishën ligjin mazhoritar, do të japin përgjegjësi ndonjëherë këta. Do vijë koha mos u mërzisni  i humbën shqiptarëve të drejtën e betejës elektorale”, tha Ngjela për Report Tv.

Spartak Ngjela beson në rolin e rëndësishëm që kanë ndërkombëtarët në këtë proces. Ai  bën dhe një koment të fortë për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është votuar për të qeverisur nga shqiptarët dhe jo nga ndërkombëtarët.

“Besoj se me presionin e politikes perëndimore do të realizohet diçka, shenjat janë të mira. Politika amerikane bën politike me pushtetin, por nëse këta sillen si e “ëma e Zeqos majë të Thanës” , ajo do duhet të gjejë partnerë.”-tha Ngjela.

Next Post

Shqiptarët po largohen nga Lugina e Preshevës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In