• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizimi, ministrja Felaj: Deputetë të tjerë do lënë mandatin

by
15/09/2015 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekriminalizimi, ministrja Felaj: Deputetë të tjerë do lënë mandatin

Në kulmin e debatit për dekriminalizimin, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ka paralajmëruar se të tjerë deputetë pritet të lënë mandatin. Gjatë një interviste dhënë për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roalnd Qafoku, Felaj ka thënë se Ligji për Dekriminalizimin do të miratohet brenda këtij muaji dhe ai do të ketë fuqi prapavepruese. Sipas saj nga procesi i dekriminalizimit nuk do të shpëtojë as administrata civile.

Zonja ministre, si e mendoni ju dekriminalizimin e parlamentit? Në pikëpamjen time deputetët janë përfaqësuesit e shoqërisë sonë. Ne kemi nevojë për dekriminalizimin e shoqërisë që më pas të arrijmë dekriminalizimin e parlamentit. Në një mënyrë apo tjetër ne i meritojmë ata që janë në parlament.

Roland, unë dua të them që në fillim që se unë nuk jam dakord me shprehjen dekriminalizim. Aq më pak dekriminalizim i parlamentit dhe aq më shumë dekriminalizim të shoqërisë. Sepse çfarë do të thotë kjo? Që do të thotë se të gjithë individët që janë aty janë kriminelë? A kemi ne nevojë që të ndalojmë që njerëz të dënuar të zgjidhen apo të emërohen në funksione publike qofshin këto të zgjedhura apo të emëruara. Përfitoj nga rasti që nga pozitat e ministrit të shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, t’ju konfirmoj edhe në emër të qeverisë që ne jemi të gatshëm që brenda këtij muaji të paraqesim dhe të miratojmë ligjin për ndalimin e hyrjes në funksionet publike të zgjedhur apo të emëruar të personave që janë të dënuar për krime të qëllimshme apo për krime të rënda me dashje të formës së prerë. Këtë gjë do ta bëjmë duke u bazuar në eksperiencën më të mirë ndërkombëtare. Një eksperiencë e tillë është ajo italiane. Kemi pasur fatin që bashkë me kryeministrin të takojmë edhe hartuesin e ligjit në parlamentin italian dhe kemi marrë përgjigje për të gjitha pyetjet dhe shqetësimet tona. Ky tekst do të shqyrtohet dhe do jetë prezent në komisionin e posaçëm të ngritur për reformën në drejtesi. Dhje kjo nuk është e lidhur me vetëm me ata që kryejnë detyra të larta shtetërore por në të gjithë kapilarët e shtetit.

Zonja ministre, për cilët nivel bëhet fjalë?

Për të gjithë ata që kanë statusin e  nëpunësit civil.

A do ketë efekte prapavepruese ligji?

Sigurisht që do ketë efekte prapavepruese.

A do ketë largime nga parlamenti dhe detyra të tjera të larta shtetërore?

Kjo ka qenë një pikë që kemi diskutuar më shumë me hartuesit e ligjit italian. Kështu nuk ka vend për të gjykuar maxhorancën sepse mazhoranca ka qenë në krye të herës e gatshme ta realizojë këtë. Dhe këtë proces ta realizojë bashkë me opozitën. Këto ditë opozita ka depozituar në kuvend dy projektligje, një për ndryshimet kushtetuese dhe një për largimin e këtyre personave që ne folëm nga institucionet shtetërore. Të dyja janë të ndryshme nga njëra tjetra. Kështu ne jemi të detyruar të zbatojmë rregulloren e kuvendit për një procedurë të posaçme. Kemi arritur në limitet e kohës dhe ne do të bëjmë përpjekjet maksimale për konsenus. Por qeveria me apo jo konsensusin e opozitës ne do ta arrijmë të miratojmë këtë ligj.

A keni gjetur ju konsensusin me opozitën që kjo të jetë një luftë frontale për dekriminalizmin e kuvendit?

Ne kemi bërë një bisedë të parë me opozitën dhe me ata që janë angazhuar drejtpërdrejtë me këtë çështje. Do kemi një ballafaqim të hapur të qendrimeve të secilit. Por gjerat që ne nuk do t’i kishim të negociueshme ka të bëjë me atë që njihet si prezumim të pafajësisë.

Zonja ministre lidhur me operacionin e informalitetit ju jeni për penalitete juridike apo edhe për një rrugë të mesme duke ndihmuar biznesin?

Unë jam për të dyja. Unë  konstatoj në lagjen ku jetoj me shitësit e vegjël rreth e rrotull që shpesh herë më thonë që shumë mirë që po e bëni këtë gjë sepse kemi ne këtu në zonën tonë që punojnë pa kupone dhe askujt nuk I vjen mirë të niset nga kjo rrethanë dhe të kenë avantazh duke përdorur rrugë të shkurtra. A ju duket juve normale që një nga rrugët më të rëndësishme të Tiranës në rrugën “Myslym Shyri” që shumica e dyqaneve kanë mbyllur qepenat? Ajo është rruga më e shtrenjtë në Tiranë si ka mundësi, si kanë punuar në këto vite? Kjo do të thotë se kanë punuar në kurriz të ligjit. Nuk duhet të funksionojmë ndryshne nga si funksionohet jashtë shtetit. Nuk çuditemi ne kur blejmë dicka dhe shitësja na jep kuponin, ndërsa këtu nuk ndodhe kështu.

Zonja ministre, më 10 shtator mbushën dy vjet nga dekretimi i kryeministri Rama. Si ka punuar qeveria në këto dy vjet? Dhe a jemi ne shqiptarët më mirë se dy vjet më parë?

Çdo qytetar e thotë nga situata e vet. Unë them se ka një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj pyetje. Ka qenë dita e zgjedhjeve të 21 qershorit. Shqiptarët e kanë dhënë përgjigjen e tyre. Nëse janë dakord me çfarë ata prisnin nga qeveria shqiptare. Nëse qeveria shqiptare është duke plotësuar pritshmëritë e tyre apo është në një drejtim krejt të kundërt me atë që u intereson shqiptarëve. Përgjigjja e 21 qershorit ishte shumë  e qartë për të gjithë ne. Shqiptarët janë po të gjithë atyre reformave që janë anatemuar me reformën e ndërtimeve pa leje, reformës së ndarjes së re territorial, të reformave në polici, reformave në arsim e të tjera.

Next Post

SPECIALE/Dhjetë grabitësit më qesharakë të bankave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In