• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ Kush janë deputetët e kryebashkiakët e verifikuar? Prokuroria: Të paktën 20 zyrtarë në sitë

by A R
28/12/2016 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka vonuar përgjigja e Prokurorisë për KQZ, që kërkoi fakte shtesë për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Burime të Prokurorisë thanë se sot janë ridërguar materiale që KQZ i ka në dosjen e secilit prej tre zyrtarëve.

Ndërkaq bëhet e ditur se në kuadër të dekriminalizmit po  verifikohen 570 raste, mes tyre 20 janë deputetë dhe kryebashkiakë.

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur menjëherë KQZ që kërkoi fakte shtesë për 3 zyrtarët që rrezikojnë mandatin konfirmon për Ora News.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi  organit të  akuzës  që   t’i vinte në dispozicion  numrin dhe datat e vendimeve përkatëseve të gjykatëve për kryetarin e bashkisë se Kavajës, Elvis Rroshi dhe dy  deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Burime nga prokuroria thanë se bëhet fjalë për dokumenta që KQZ  aktualisht i ka, por thjesht i janë ridërguar gjatë dites se martë.

Ndërkohë zyrtarisht mësohet se  20 nga 570 zyrtarët që janë duke u verifikuar nga sektori i dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme  i përkasin  niveleve të larta si deputetë dhe kryebashkiakë.

Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se pjesa dërrmuesë e raste janë përcjellë nga departamenti i administratës publikë duke qënë se kanë edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë  në kuadër të ligjit për dekriminalizimin .

Ndërsa pjesa tjetër ka ardhur nga institucione si KQZ , presidenca, Kuvendi  dhe Këshilli i Ministrave.

Mësohet se deri tani është marrë vendim për 170 raste ndërsa të tjerat janë ende  në fazë  verifikimi. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se  për rreth 40 raste  është  vendosur  ndjekja penale  pranë prokurorive të rretheve gjyqësore për veprën penale të “falsifikimit të formularëve” .

Për 50 raste është konstuar fakti se u ndalohet të ushtrojnë funksione publike . Ndërsa per pjesën tjetër është verifikuar se nuk kanë probleme me ligjin./a.m.

Next Post
E papunë dhe me një motër me kancer/ Historia e trishtë e Djanës, që mposhti dhunën, por jo varfërinë

E papunë dhe me një motër me kancer/ Historia e trishtë e Djanës, që mposhti dhunën, por jo varfërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist

December 30, 2025
Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor

December 30, 2025
“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

December 30, 2025
“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com