• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dekriminalizimi/ Kreu i njësisë administrative në Ulëz ka qenë i dënuar për korrupsion

by Java News
24/01/2017 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Njësisë Administrative Ulëz, Artan Miza, rezulton i dënuar për korrupsion pasiv. Megjithatë, ai vazhdon të mbajë detyrën publike, pavarësisht se ligji i dekriminalizimit, që ka hyrë në fuqi prej më shumë se një viti, ia ndalon një gjë të tillë.

Në emisionin investigativ “Fiks Fare” mbërritën disa informacione se Artan Miza është i dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Lartë. Gazetarët shkuan në Ulëz dhe verifikuan fillimisht nëse personi në fjalë ishte apo jo kryetar i kësaj njësie.

Një nga punonjëset e gjendjes civile u thotë ekipit të “Fiksit” se kryetar është pikërisht zoti Miza. Më pas, “Fiksi” siguroi një vendim të Gjykatës së Lartë të datës 31 janar 2013, ku thuhet se Artan Miza është shpallur fajtor në vitin 2008 nga Gjykata e Lezhës dhe Apeli i Shkodrës e ka lënë në fuqi në vitin 2010. Rezulton se Artan Miza është arrestuar në fund të vitit 2007 me akuzën “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 259 i Kodit Penal, në kohën kur ishte Drejtor i Shërbimit Pyjor Mirditë.

Sipas gjykatës, ai është denoncuar nga një person. “I gjykuari Artan Miza i ka thënë kallëzuesit se do t’i jepte një zone prej 2000 m2 të miratuar nga Ministria, por për të miratuar këtë zonë duhen lekë. I pyetur nga kallëzuesi, i gjykuari Artan i është përgjigjur se i duhen 1.000.000 (një milion) lekë sepse do t’i jepte kafe ministrit për të nxjerrë këtë zonë në ankand”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, Artan Miza është emëruar kryetar i Njësisë Administrative Ulëz në vjeshtën e vitit 2015, pas zgjedhjeve vendore. Nga ana tjetër, në fund të vitit 2015, Kuvendi miratoi ligjin e ashtuquajtur “dekriminalizimi”. Në këtë ligj, në nenin 2, thuhet se ndalohet të kandidojnë ose të zgjidhen në një funksion të lartë publik, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, ndër të tjera edhe për veprën penale të korrupsionit pasiv, neni 259 i Kodit Penal.

Gazetarët e “Fiksit” tentuan të intervistojnë edhe kryetarin e Njësisë Administrative Ulëz, Artan Miza. Ai tha se ka bërë aplikimin te Vetingu dhe pret përgjigje. “Fiksi” i bëri me dije zotit Miza se është person i dënuar me vendim të formës së prerë. “Po, e kam mbaruar, e kam kryer, kam bërë procedurat e mia. Kam aplikuar si çdo zyrtar te Kryeministria, që është ai ligji që nxori Parlamenti dhe tani pres përgjigje. Mua nuk më kap me Kod Penal, se janë ato përplasjet Kushtetuese që ndodhën dhe pres përgjigje që do të vijë edhe… Dekriminalizimi pra, kjo është”, thotë Artan Miza. Më tej, shton se “pse e bëmë aplikimin te ligji i Dekriminalizimit, që ata të nxjerrin të gjitha të dhënat që ky duhet të punojë apo s’duhet të punojë. Unë pres përgjigje”.

“Fiks Fare” pyeti Gëzim Pashën, drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat. Pasha thotë se Bashkia nuk kishte vendim gjykate dhe se zoti Miza ka dorëzuar dëshminë e penalitetit. Sipas tij, Artan Miza ka plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe e ka dorëzuar, por bashkia nuk kishte kopje fizike të këtij formulari. “Sipas ligjit, Bashkia Mat nuk kontrollon këto formularë, por ligji ia ngarkon Departamentit të Administratës Publike. Artan Miza po pret përgjigje, ndërsa DAP-i i ka kthyer përgjigje Bashkisë, por vetëm për një person tjetër”, thotë Pasha.

Më tej, shton se ligji i dekriminalizimit e kap zotin Artan Miza, pra nuk e lejon që të mbajë një post të lartë publik, por verifikimi në këtë rast bëhet nga DAP-i dhe jo nga Bashkia e Matit. “I takon DAP-it. Mirë apo keq, i takon atyre”, përfundon ai.

“Fiks Fare” i dërgoi një kërkesë zyrtare Departamentit të Administratës Publike për kryetarin e Njësisë Administrative Ulëz. Kërkuam një informacion nëse zoti Artan Miza preket apo jo nga ligji me numër 138 i vitit 2015. “Organi përgjegjës DAP ka kryer verifikimin paraprak të të dhënave të deklaruara në formularin e z. Miza. Nga informacioni i dërguar nga organet e përcaktuara, rezulton se z. Miza është subjekt i cili përfshihet në sferën e ndalimeve të parashikuara të ligjit nr. 138 i vitit 2015 dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit zgjat 20 vjet nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë. Organi përgjegjës DAP, ka përcjellë zyrtarisht pranë Bashkisë Mat të dhënat e konstatuara nga verifikimi paraprak për z. Miza, si dhe i ka kërkuar marrjen e masës së lirimit nga funksioni publik për këtë subjekt” është përgjigjja nga drejtoresha Albana Koçiu. Sipas saj, në ligjin e qeverisjes vendore parashikohet se administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës.

Pra, në këtë rast, është Bashkia Mat që duhet të marrë një vendim.tch/a.k

Next Post
FOTOT/ Ëngjëlli që po çmend meksikanët

FOTOT/ Ëngjëlli që po çmend meksikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In